Τρίτη 21 Μαΐου 2013

Kokëdhima dhe propaganda e mjerë e PD-së

Koço Kokëdhima  është shndërruar befas në personazhin kryesor të medias, sidomos asaj të shkruar. Dhe kjo jo për ndonjë skandal, as për ndonjë vepër të shquar. Por thjesht se do kandidojë për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një e drejtë kjo për çdo qytetar të këtij vendi. Kundër tijrë të pavarur, ose që hiqen si të tillë. Nëse sulmet ë medies pranë pushtetit janë të motivuara politikisht, ato të gazetarëve të pavarur duket se janë për arsye personale, pra, raporte të punëdhënësit me punëmarrësin dhe për këtë shkak nuk paraqesin interes  dhe as ndikim kushedi në opinionin publik. 
Por a ka arsye për një sulm të tillë? Mendojmë që nuk ka. Së paku ata që ë sulmojnë nuk paraqesin ndonjë argument bindës. Përkundrazi, Kokëdhima ka dy avantazhe për të qenë deputet i PS: është një biznesmen i suksesshëm dhe e dyta ka një ADN krejtësisht majtiste. Pra, gjithçka është një stuhi në gotë, që nisi pas sulmeve të para të Berishës, i cili herë pas here hedh ndonjë gur në lumë dhe gjithnjë gjen “budallenj”, që futen  ta nxjerrin. Por, pavarësisht interesave prej nga nisen, si ushtarët mediatikë të pushtetit, ashtu dhe të pavarurit, sulmet çojnë ujë në mullirin ë Berishës, që synon dëmtimin ë imazhit të kryetarit të PS-së dhe vet PS-së në këtë fushatë të frikshme për Berishën. Dhe kjo nuk është fare pa ndikim në opinionin publik (jo ndër militantët ë PS-së), sidomos tani në prag të fushatës së ethshme elektorale, të këtij ringu të madh politik, ku  njëri nga protagonistët do pësojë “nokaut”. Dhe gjasat janë që ky do jetë Kryeministri. 
Demonizimi i Koço Kokëdhimës është në thelb përpjekja për demonizimin dhe skualifikimin politik të Edi Ramës. Por Kokëdhima nuk ka bërë 1996-ën, as katrahurën e viti 1997, as sulmin mbi institucionet e shtetit më 1998, as  tragjedinë ë Gërdecit dhe as 21 Janarin e përgjakur të viti 2011. Këta po, nuk duhet të ishin në kuvend, po diku tjetër. Po Berisha nuk e harron zanatin e diversionistit. 
Sigurisht Kokëdhima është njeri si gjithë të tjerët. Ai nuk është as kauza, as simboli dhe as flamuri i socialistëve, siç djallëzisht po përpiqet ta paraqesë Berisha dhe PD-ja. Ai aty ka qenë prej kohësh, në anën e majtë të  frontit, ndonëse në prapavijë. Tani doli në vijën e parë. Pra, u evidentua politikisht. Ai është thjesht një luftëtar i kauzës së të majtëve, një socialist 24 karatësh në ADN-në e vet sociale-politike dhe PS-ja është vendi i tij i natyrshëm politik. Ai me shtypin e tij ka qenë gjatë gjithë kohës një opozitar i spikatur i qeverive (sidomos të djathta), pra një antikonformist. Të majtën e kritikonte për ta përmirësuar, të djathtën për ta larguar nga pushteti. E habitshme vërtet! Në vend të bënin përshtypje pehlivanllëqe të tilla, si kalimi i Islamit, Dogjanit, Kadelit në strehën e re politike dhe kandidimi i tyre për deputetë në Tiranë, falë mercenarizmit në shërbim të PD-së dhe falënderimit publik të tyre prej Berishës për këtë amoralitet politik, bën përshtypje Koço Kokëdhima. 
Një nga “arsyet” e artikuluara pse Koço Kokëdhima nuk duhet të jetë deputet (i majtë) është se ai është milioner! Është interesante se këtë akuzë ia bëjnë të djathtët, të cilët janë për kapitalizmin, por..pa kapitalistë! Apo mos e donin Koçon djathtas?! Me siguri, me këto lloj argumentesh dhe ca të tjera të paraqitura në gazeta dhe ekrane të ndryshme, që nuk ia vlen të përmenden, ata kërkojnë të mashtrojnë sa të mundin njerëz pa formim dhe naivë. Por asnjë i majtë nuk i ha këto të PD-së dhe “keqardhjen” që në PS po shkon një borgjez! Kot e ka propaganda e PD-së! Koço nuk i pakëson, sikundër do dëshironin të djathtët, por i shton votat e socialistëve. Në kapitalizëm (demokraci po deshët) të gjitha partitë janë parti të borgjezisë. Partia Socialiste nuk ka qëllim ndërtimin e socializmit,(këtë e dinë të gjithë) por të një kapitalizmi më human. Por ata luajnë qëllimisht me reminishencat dhe asociacionet që krijon përcaktori “socialiste” me socializmin e dikurshëm. Por shpejt, më 23 Qershor, do të zhgënjehen.
janë rreshtuar politikanë, kryesisht kryeministri Sali Berisha, por edhe politikanë të majtë, të cilët së fundmi kanë kaluar ylberin politik dhe janë shndërruar në të djathtë, ku shquan Kastriot Islami, i cili i paska vendosur dikur edhe një 4 Koços, nja 30 vjet më parë!...Por në këtë sulm janë rreshtuar edhe gazeta   -Shekulli 18 Maj 2013

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου