Σάββατο 21 Οκτωβρίου 2017

Artisti i dy arteve

“Artisti”
i dy arteve



PETRIT QEJVANI

Ai ishte student muzike dhe luante në
                                                   pjano
Një ditë e detyruan të braktiste tastierën
Dhe t’u binte levave të tanksit.

Dhe sa herë shkonte në fushat e betejës
Shtypte levat e veglës së tij të re
Dhe nuk shihte partiturën ndërsa
                                         gishtat luante  
Por në fletushka e në radio lexonte
                      urdhërat e komandaturës.

Nga loja e tij e re
Pluhuri i shkatërrimit digjte partiturat
Mbulonte pjanon dhe ëndërrat.
Dhe një ditë të errët lufte
Iu shfaq pjanua e tij dikur e re
Me tastjerat si dhembë të nxira e të
                                                     rëna
Si një gojë e paralizuar në mes të
                                        buzëqeshjes
E s’merrej vesh qeshte a ngërdheshej.
U thinj shumë edhe pjanua,
U thinj, e s’lëshonte asnjë tingull
Kështu thinjen të dashurit dhe ëndërrat
Kur i vret ai që për to ka lindur.
Por ata e detyruan të bëhej “artist”i
                                                     tillë
Këtë titull ai se merrte në asnjë shkollë
                                                muzike.
Kur qe student luante Moxartin.
Një ditë, shtypi një fëmijë në luftë
Dhe Moxarti i revoltuar
I doli përpara me partiturë
Të shtypte Moxartin ?!...
Po ai e donte muzikën
E donte sa veten
(Urdhëri i komandës i gjëmoi në vesh)
Dhe mbi Moxartin ai kaloi me me kuje
Kaloi mbi vehten.
Por u shpërndanë retë një mëngjes të
                                      
bukur nëntori
Kurse atij i binin dhembët nën dhe si
                          dikur pjanos që vrau
Dhe asnjeri nuk qau për të
Gjersa pjanua e tij për të
                                     nuk qau.



1971, botuar në revistën në “Shërbim të popullit”





Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου