NATË
E HUAJ
Kjo
natë është pa emër, pa qiell, bosh.
Dikush
argëtohet në katin e poshtëm
(Le të
argëtohet)
Unë
argëtohem me dhembjen time.
Unë me
dhembjen time vallzoj.
Dhoma
me katër krevate bosh
Është mbushur plot
me dhembjen time
Muret
nuk kanë fotografi
Në
mure është varur dhembja ime
Një
daulle më ngre nervat
Sikur
flet për dhembjen time
Jashtë
nata është pa yje.
Në
katin e poshtëm dikush argëtohet
Nga
era veriore xhamat dridhen
Duke
ngrirë imazhin e së dashurës sime
Shumë
vetë mund të argëtohen sot
Unë
argëtohem me dhembjen time
Unë me
dhembjen time vallzoj.
Në
dritare imazhi i së dashurës dridhet..
Jashtë
era i ka rrëzuar yjet…
Dhoma
me katër krevate bosh
Dhembja
me mua kërkon të shtrihet…
Kjo
natë është e huaj, pa qiell, pa yje.
Petrit
Qejvani,1973, Fajza-Krumë-Kukës
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου