KOHA QË NUK VJEN
Është
koha që ikën
Është
tik-taku i akrepave të sahatit
Që
rendin pa ndalim
Është
pamundësia për të qenë
Ai
, Ajo, që ishe një çast më parë
Është
imazhi i hirtë prej shkume
I
fytyrës së nënës së ikur
Me
buzëqeshjen e ngrirë në cep të buzës
Duke ujitur lulet në oborrin e parajsës
Është ulërima e mbytur e rinisë që humbi neper
vite
Është trëndafili i tharë i dashurisë
Është
dita parahistorike kur u njohëm ne të dy
Është
fotografia jonë
Që
na sheh e pikëlluar nga korniza
Është
jehona e shuar e hapave të hedhur
Është
pika e ujit
Që
me këmbëngulje indiferente çan gurin
Është
gjithçka. që ikën pa mbarim
Është
arkeologjia e jetës sonë
Që
plotësohet çdo ditë
pa
kthim.
Petrit
Qejvani
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου