VEGIM
I NJË KUJTIMI
Përpara kam
fotografinë
Ulur në stol të pranverës me ty.
Ti qesh,qesh
dhe unë.
Qeshim të
dy.
I zymtë
vështroj këtë pamje
Të zhveshur
nga vjeshta e ndarjes tani.
Dashuria jonë u tha si ai druri i
bukur i qershisë,
Që e thau
thëllimi dimrin që shkoi
Dhe më kot
fëmijët pritën verën të skuqnin buzët
Dhe
kopshtari i krrusur
Vështron i
trishtuar qiellin
Me të
drejtën e protestës
Për mundimin
e tij.
Por në botë
parashikohen dhe thëllimet.
1971
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου