TRONDITJE
Një grua e
trondit gjithnjë një burrë,
Siç po bën
me mua dhe ti, tani.
Ndonëse ka
vite që ndezim njeri-tjetrin
Llava e
dashurisë ende djeg në brendësi.
Të shoh me
vëmendje, i pikëlluar
Për
shkëlqimin e zbehur të gjithçkaje, që kishe
Për vijat e
fytyrës, damarët tinzarë,
Që vrasin
çdo ditë rininë tënde të magjishme.
Por besomë,
tani edhe më shumë të dua,
Se atëherë kur u njohëm, vite më parë
Se, veç pasionit, tani ka më shumë
dhembje,
Që qendis zemrën,
që regëtin ngadalë.
Tani edhe
buzët kanë një shije tjetër
Dhe zjarri i
mbuluar digjet në thellësi,
Por mjafton
fryma e ngrohtë e njeri-tjetrit
Që prushi i
vjetër të ndizet përsëri.
Prandaj
dashuria tani është më e rëndë
Si një
statujë mermeri, që gjithë shekujt mban
Dhe ne të dy jemi më të thellë se dikur,
Dhe jo dallgë në sipërfaqe, që e tall era në oqean.
Ne jemi
amforat e qeta në fund të detit,
Që dashurinë
e kthyem në një perlë këtu,
Ndërsa guackën e saj e flakëm në
rini
Dhe kushedi
në ç’brigje endet tutje-tëhù.
E shtrenjta
ime, tani ti vlen më tepër
Si çdo
kryevepër, kur koha kalon
Asnjë miss nuk më trondit sa ti,
Miss Dashuria,
që rininë e artë më zgjon.
Petrit
QEJVANI 2009
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου