VITET
IKIN
Vitet ikën një
nga një,
mikja ime.
Gjumi vjen e nuk
më zë,
mikja ime.
Se kam frikë se
s’zgjohem më,
mikja ime.
Vjesht’e jetës ka
trokitur,
mikja ime.
Portën zemra hap
tronditur,
mikja ime.
Pem’e jetës nis të thahet,
mikja ime.
Fruta e gjethe më
nuk ka,
vec në kujtime.
Edhe pak e dimri
plak
është te dera.
Jetës sonë t’i
vërë kapak,
moj e mjera…
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου