Arvizu, në një prononcim për gazetarët pas takimeve me Nishanin, Berishën dhe Ramën, sfidoi deklaratat ë PS dhe Ramës si dhe opinionet ë shprehura nga disa analistë të disa gazetave të njohura si kritike ndaj qeverisë, kur tha se zëvendësimi i Shaqirit me Likën është një gjë normale. Ai drejton një shërbim të ndryshëm nga ai i viteve ’90, deklaroi ambasadori,duke lënë të nënkuptohet se ajo periudhë është mbyllur. Por ambasadori iu shmang faktit që në krye të shërbimit vjen një ish-drejtues i lartë i Shik-ut, që ë mbylli pa lavdi kapitullin ë vet.. Kështu shqetësimit të medias kritike me qeverinë si dhe asaj të PS se shkarkimi i ish-shefit të SHIK-ut dhe emërimi i Visho Likës, ish drejtues i SHIK-ut të periudhës 1992-1997, është bërë pa u konsultuar me amerikanët, ambasadori amerikan iu përgjigj se cdo gjë është “ok” për SHBA-të. Sigurisht ky është një zhgënjim për këta analistë,opozitën dhe më gjerë. Atëhere c’i shtyu këta analistë të kritikonin Berishën për stilin e “faktit të kryer”? A kishin ata indikatorë të sigurt se Berisha s’po i pyeste amerikanët për këtë ndryshim, apo kishin thjesht hamëndje dhe, meqë vet kishin një mendim të tillë, do të dëshironin që këte mendim të kishin dhe amerikanët?Ua thoshte intuita apo kështu dëshironin të qe vërtet?Apo donin të bënin një “diversion” të vogël që të nxisnin SHBA kundër Berishës, meqë Berisha ka plot gjera për ta kritikuar? Në këtë histori ka pak nga të gjitha. Apo ka dhe pak “diplomaci”nga ana e këtyre gazetarëve? Në të vërtet ky ishte një bllof për këto media dhe vecanërisht për PS. Është ë natyrshme që Rama të bëjë edhe diplomaci, si përfaqësues i një partie politike, por diplomacia e gazetarëve është krejt pa vend. Jam i sigurt se ata janë nisur nga c’ka bërë Berisha me SHIK-un në të kaluarën si dhe nga konsideratat e shprehura të amerikanëve për Shaqirin. Por ky rast tregon se politika nuk është kaq ë thjeshtë dhe se deklaratat politike nuk janë tekste të drejtpërdrejta. Ndoshta në këtë qorollisje i ka cuar edhe deklarata e ambasadës amerikane në fillim se ishte befasuar nga ky ndryshim, ndërsa Arvizu fare hapur pohoi më pas të kundërtën. Dhe amerikanët jo në një rast janë shprehur për të njëjtën gjë me dy qendrime. Kështu kanë denoncuar Gërdecin dhe kanë thënë se do t’i shkohet deri në fund, pastaj kane heshtur, po kështu për zbardhjen ë 21 janarit dhe , megjithëse kanë ndihmuar dhe me ekspertizë dhe kanë deklaruar në krah të Prokurores së përgjithme se drejtësia do të vihet në vend, asgjë s’është bërë. Këtë shpërputhje midis deklaratave dhe veprimeve ë ka konstatuar media e pavarur, por, duke vuajtur nga komplekse të ndryshme, në rastin më të mirë ka fajësuar ambasadorin amerian si idivid me sipati për Berishën dhe jo ShBA, a thua se z.Arvizu bën politkë apo diplomaci personale në Shqipëri! Kurse sa për atë se ShBA ka marrë garanci nga kryeministri se partneriteti ndërmjet SHISH dhe SHBA do të vëzhdojë, kjo nuk vihet në diskutim. Edhe po të dojë Berisha të bëjë ndryshe, nuk mund ta bëjë këtë, pasi ’96-97 nuk është shumë larg dhe Berisha nuk ka më kohë për korrigjime. Por opozita dhe opinioni publik nuk ë ka hallin se Berisha do dëmtojë SHBA, por e kanë hallin për vete, se si do ta përdorë Berisha SHISH brenda vendit, ndaj opozitës apo zërave kritikë publikë. Por Arvizu përgjigjet për pjesën e vet. Berisha me amerikanët do sillet mirë. Kjo i intereson atij.
Analistët duhet ta dinë se SHBA ka interesa strategjike gjeopolitike dhe për hir të tyre, bëjnë dhe “lëshime” në parimet. Dhe interesat e një superfuqie dominojnë mbi parimet jashtë territorit të tyre, pavarësisht se mbulohen me flamurin e parimeve. Por analistet nisen nga ca kritika për qeverinë, si ajo për korrupsionin shetëror, drejtësinë ë korruptuar, për zgjedhjet problematike të shqiptuara nga agjenci të pavarura apo edhe nga Departamenti i Shtetit. Kjo ka krijuar imazhin se ka një prirje anti- Berisha në Uashington. Por një shikim i vëmendshëm i jetës politike shqiptare dhe i proceseve të saj tregon se ndërkombëtarët ë, sidomos amerikanët , pavarësisht ndonjë “shuplake” kritike ndaj Berishës, janë rreshtuar pro tij së paku që nga 2009 e këtej. Mirëpo për provincilizëm apo servilizëm të panevojshëm, disa analistë nga më seriozët kanë rënë në grackën e qëndimeve të dyfishta të SHBA-ve ndaj disa proceseve dhe ngjarjeve të shenjuara negativisht nga opinioni publik dhe media e pavarur. Po keshtu dhe opozita. Ka një shikim thuajse naiv dhe idealist ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë në Shqipëri, thua se ata janë misionarë të Jesu Krishtit. Ndërsa raportet midis shteteve janë raporte interesi dhe aspak idealizmi. Ambasadorët e fuqive të mëdha janë ca vegla politike të kurdisura të shteteve të tyre, që mbrojnë interesat tyre. Këtë gjë ë konfirmojnë edhe disa shkrime te disa kohëve më parë në shtypin ë pavarur, ku shprehej një lloj zhgënjimi ndaj këtyre përfaqësuesve. Bile në një të përditshme të pavarur një gazetar i njohur arrinte deri aty sa, nga dëshpërimi i zhgënjimit prej tyre, si një besimtar fanatik, megjithëse jepte argumente të qëndrimeve të tyre me dy faqe, të thoshte se ata “prishen” kur vijnë në Shqipëri!..Kjo nuk mund të të mos bëjë për të qeshur. Dhe kjo vjen,vec të tjerash, nga komplekset se, po kritikove një përfqësues të një vendi të madh demokratik, njerëzit pranë qeverisë mund të të etiketojnë si antiamerikan apo antieuropian, bile më keq akoma, si komunist.
Sic shihet,vet media ka nevojë të emancipohet, sepse në lidhje me kritikat ndaj europianëve dhe amerikanëve ka një lloj autocenzure dhe në shtypin e pavarur.. Ndërsa besoj e dinë që edhe në SHBA ka zëra kritikë ndaj qeverisë së tyre, sidomos për politikën e jashtme. Shqiptarët duhet të mësojnë t’i lexojnë të huajt. Ambasada në fillim tha se ishte befasuar nga kjo lëvizje. Pastaj del ambasadori dhe thote me plot gojën se ndryshimet duhen, janë gjë ë mirë. Pra, dhe këtu shihet pozicioni i dyfishtë, një herë qortues ndaj qeverisë, pastaj miratues. Dhe pikërisht këtë qëndrim të dyfishtë duhet të analizojnë gazetarët. Sepse në politikë asgjë nuk ndodh kot. Kjo do të thotë, përtej kritikave për Berishën, se amerikanët mbështesin veprimet e Berishës, pra Berishën.Të mos kuptosh këtë është për të ardhur keq.
Pra, Amerika edhe e kritikon Berishën, edhe miraton veprimet e Berishës. Pse? Këtë e dinë ata. Por këtë, për arsye pragmatiste, duhet ta dijë opozita jonë në radhë të parë. Pastaj edhe media dhe të tjerët. Për këtë ja vlen një debat i civilizuar dhe pa paragjykime.
Shkruar per gazeten “Shekulli”,gusht 2012 (I pabotuar)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου