Πέμπτη 30 Μαΐου 2013

HIPOKRITI

 PER ATA ME DY FYTYRA OSE PA FYTYRE
                                                                      
Dikur, një i njohur, që s’e kisha mik,
Kërkoi në facebook të bëhej mik me mua.
Megjithëse nuk qe ndonjë kënaqësi e madhe,
Kërkesa e tij, normalisht, u pranua.

Krejt rastësisht, një ditë u kujtova
T’i shoh një nga një gjithë miqtë e mi.
Befas konstatova se foto e tij mungonte
Dhe menjëherë më përshkoi një neveri.

Neveri se u cmiqësua tinëzisht.
Iku pa njoftim, iku si dezertor,
Sapo e ngritën dy gisht më lart se të tjerët
Sapo u bë dekan, apo rektor.

Me thënë të drejtën nuk qe aq e lehtë
Të bëhej kjo ndarje, ky largim
M’u desh të gjej një antivirus special
T’i bëja faqes dizinfektim…

Fytyra të tilla, pa tipare fare
Dhe në facebook nuk ke c’i do.
Ata ngado ndyjnë atmosferën
Dhe zyrat ku shkojnë, i ndyjnë dhe ato.

Prapa diellit ti me dy fytyta,
Qe para pasqyres as veten s’e njeh!
Servil kur je njelloj me te tjeret
Dallkauk, kur ngrihesh në detyrë
Ti qënie amorfe, e mjerë!

Petrit Qejvani

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου