Koço Kokëdhima është shndërruar befas në personazhin kryesor të medias, sidomos asaj të shkruar. Dhe kjo jo për ndonjë skandal, as për ndonjë vepër të shquar. Por thjesht se do kandidojë për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një e drejtë kjo për çdo qytetar të këtij vendi. Kundër tijrë
të pavarur, ose që hiqen si të tillë. Nëse sulmet ë medies pranë
pushtetit janë të motivuara politikisht, ato të gazetarëve të pavarur
duket se janë për arsye personale, pra, raporte të punëdhënësit me
punëmarrësin dhe për këtë shkak nuk paraqesin interes dhe as ndikim
kushedi në opinionin publik.
Por
a ka arsye për një sulm të tillë? Mendojmë që nuk ka. Së paku ata që ë
sulmojnë nuk paraqesin ndonjë argument bindës. Përkundrazi, Kokëdhima ka
dy avantazhe për të qenë deputet i PS: është një biznesmen i suksesshëm
dhe e dyta ka një ADN krejtësisht majtiste. Pra, gjithçka është një
stuhi në gotë, që nisi pas sulmeve të para të Berishës, i cili herë pas
here hedh ndonjë gur në lumë dhe gjithnjë gjen “budallenj”, që futen ta
nxjerrin. Por, pavarësisht interesave prej nga nisen, si ushtarët
mediatikë të pushtetit, ashtu dhe të pavarurit, sulmet çojnë ujë në
mullirin ë Berishës, që synon dëmtimin ë imazhit të kryetarit të PS-së
dhe vet PS-së në këtë fushatë të frikshme për Berishën. Dhe kjo nuk
është fare pa ndikim në opinionin publik (jo ndër militantët ë PS-së),
sidomos tani në prag të fushatës së ethshme elektorale, të këtij ringu
të madh politik, ku njëri nga protagonistët do pësojë “nokaut”. Dhe
gjasat janë që ky do jetë Kryeministri.
Demonizimi
i Koço Kokëdhimës është në thelb përpjekja për demonizimin dhe
skualifikimin politik të Edi Ramës. Por Kokëdhima nuk ka bërë 1996-ën,
as katrahurën e viti 1997, as sulmin mbi institucionet e shtetit më
1998, as tragjedinë ë Gërdecit dhe as 21 Janarin e përgjakur të viti
2011. Këta po, nuk duhet të ishin në kuvend, po diku tjetër. Po Berisha
nuk e harron zanatin e diversionistit.
Sigurisht
Kokëdhima është njeri si gjithë të tjerët. Ai nuk është as kauza, as
simboli dhe as flamuri i socialistëve, siç djallëzisht po përpiqet ta
paraqesë Berisha dhe PD-ja. Ai aty ka qenë prej kohësh, në anën e majtë
të frontit, ndonëse në prapavijë. Tani doli në vijën e parë. Pra, u
evidentua politikisht. Ai është thjesht një luftëtar i kauzës së të
majtëve, një socialist 24 karatësh në ADN-në e vet sociale-politike dhe
PS-ja është vendi i tij i natyrshëm politik. Ai me shtypin e tij ka qenë
gjatë gjithë kohës një opozitar i spikatur i qeverive (sidomos të
djathta), pra një antikonformist. Të majtën e kritikonte për ta
përmirësuar, të djathtën për ta larguar nga pushteti. E habitshme
vërtet! Në vend të bënin përshtypje pehlivanllëqe të tilla, si kalimi i
Islamit, Dogjanit, Kadelit në strehën e re politike dhe kandidimi i tyre
për deputetë në Tiranë, falë mercenarizmit në shërbim të PD-së dhe
falënderimit publik të tyre prej Berishës për këtë amoralitet politik,
bën përshtypje Koço Kokëdhima.
Një
nga “arsyet” e artikuluara pse Koço Kokëdhima nuk duhet të jetë deputet
(i majtë) është se ai është milioner! Është interesante se këtë akuzë
ia bëjnë të djathtët, të cilët janë për kapitalizmin, por..pa
kapitalistë! Apo mos e donin Koçon djathtas?! Me siguri, me këto lloj
argumentesh dhe ca të tjera të paraqitura në gazeta dhe ekrane të
ndryshme, që nuk ia vlen të përmenden, ata kërkojnë të mashtrojnë sa të
mundin njerëz pa formim dhe naivë. Por asnjë i majtë nuk i ha këto të
PD-së dhe “keqardhjen” që në PS po shkon një borgjez! Kot e ka
propaganda e PD-së! Koço nuk i pakëson, sikundër do dëshironin të
djathtët, por i shton votat e socialistëve. Në kapitalizëm (demokraci po
deshët) të gjitha partitë janë parti të borgjezisë. Partia Socialiste
nuk ka qëllim ndërtimin e socializmit,(këtë e dinë të gjithë) por të një
kapitalizmi më human. Por ata luajnë qëllimisht me reminishencat dhe
asociacionet që krijon përcaktori “socialiste” me socializmin e
dikurshëm. Por shpejt, më 23 Qershor, do të zhgënjehen.
janë rreshtuar politikanë, kryesisht kryeministri Sali Berisha, por edhe politikanë të majtë, të cilët së fundmi kanë kaluar ylberin politik dhe janë shndërruar në të djathtë, ku shquan Kastriot Islami, i cili i paska vendosur dikur edhe një 4 Koços, nja 30 vjet më parë!...Por në këtë sulm janë rreshtuar edhe gazeta -Shekulli 18 Maj 2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου