NJË REVOLUCION ELEKTORAL
Nga Petrit Qejvani
Tashmë dhe militanti me fanatik e kupton dhe pranon që rezultati kaq i
thellë i fitores së Aleancës së majtë dhe humbja po kaq e thellë e
Aleancës së djathtë nga përmasat është një revolucion elektoral. Pra jo
thjesht një rotacion , ndryshim pushteti rutinë në demokraci, por
përmbysje.Pa dyshim ky është një nokaut politik për të djathtën, më
saktë një nokaut politik per Berishën . Një rezultati te tillë është
vështirë t’i gjesh “shokun” në historinë elektorale të vendeve
demokratike. Dhe doemos e para gjë që të shkon ndër mend është pyetja:
pse një rezultat kaq i thellë?
Për ata që kanë ndjekur me vëmendje dhe realizëm politikën shqiptare
sigurisht që ndryshimi nuk është një gjë e papritur. Por e papritur
është përmasa e ndryshimit. Disa shpejtuan ta quajnë“të frikshëm” këtë
rezultat. Unë mendoj se ky ndryshim i firmosur nga qytetarët kërkohet të
jetë i thellë dhe ka një domethënie të thellë dhe, më mirë se ata që e
komentojnë, e dinë vet qytetarët,që e kërkojnë. Vota e qytetarëve duhet
lexuar me kujdes: qytetarët duan një ndryshim radikal. Kjo është
domethënia e këtij ndëshkimi elektoral.
Të ashtuquajturit analistë shetitës nga ekrani në ekran, teguan se sa
larg së vërtetës ishin krahasuar me popullin,qytetarët e thjeshtë.
Sofizmat e tyre nëpër studiot televizive dëshmojnë sa larg realitetit
ishin ata. Ky ështe një ndëshkim shembullor i maxhorancës aktuale dhe
një projeksion se një ndëshkim i tillë tashmë nuk do të kursejë asnjë
maxhorancë, që nuk dëgjon zërin e popullit, që shpërfill qytetarin e
thjeshtë. Dhe për çudi, shqiptarët e bënë këtë pa protesta dhe
demonstrata, pasi qeveria arriti, pas 21 Janarit të 2011, të shuajë çdo
protestë popullore. Arroganca e pushtetit ka qenë kaq e madhe sa që edhe
greva e ish-të përndjekurve politikë u shpërfill nga qeveria dhe ata u
dhunuan nga policia duke arritur deri në vetsakrifikimin e njerit prej
tyre, që u dogj me benzinë publikisht në sytë e gjithë botës.
Pra, ka shumë arsye për këtë, por arsyeja e të gjitha arsyeve mendojmë
është qeverisja e korruptuar dhe arrogante e kësaj maxhorance, ku
hajdutëria u kthye në një sport masiv të zyrtarëve të shtetit dhe tallja
e nëpërkëmbja e qytetarit të thjeshtë u bë modë. Sali Berisha ndertoi
një regjim me fasadë demokratike, por represiv në kuptimin real dhe
figurativ. Veçanërisht kërcënimi dhe ekzekutimi i opozitës me fjalë në
parlament (ta bëj fytyrën si këpuca!!!) dhe vrasja e demostruesve në
bulevard bënë që fryma e revoltës publike të shuhej dhe të akumulohej në
shpirtrat e shqiptarëve. Kjo votë e madhe popullore ishte
një duf, një shfryrje urrejtjeje kundër këtij njeriu problematik dhe të
rrezikshëm. Dy ishin armët më efikase të regjimit demofashist të
Berishës: demagogjia e shfrenuar dhe terrori psikologjik. Këtu ai ishte
një usta i vërtete, një nxënësi zellshëm i Gebelsit. Por këto ia
artikuloi vetëm opozita dhe një grusht njerëzish të medias. Ndërsa të
tjerët, sahanlëpirës apo frkacakë të medias së shkruar apo elektronike i
thurnin “hosana Barabait” deri më 22 qershor.Bile dhe tani që populli e
përzuri.
Berisha ka meritën se instaloi gënjeshtrën dhe demagogjinë si mënyrë
normale komunikimi, duke e shndërruar në një institucion. Ai krijoi një
realitet virtual, si një prestidigjator profesionist, që nxjerr nga
shamia mrekullira e që çuditërisht mashtroi përkohësisht shumë njerëz.
Ndërsa Sovrani,me ketë rast, maxhorancës së re i ka sugjeruar se
ç’duhet të bëjë. Ai i ka dhënë gjithë mundësinë qeverisë së re që del
nga këto zgjedhje të realizojë gjithë ndryshimin e kërkuar. Jo vetëm
korrigjimin e kursit të qeverisjes nëpërmjet reformave, por edhe
ndëshkimin ligjor të fajtorëve.
Duhet të rihapen dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit qeveritar si
ajo e Gërdecit, për vjedhjen e 230 milionë eurove të rrugës Durrës-
Kukës, për 21 Janarin e 2011 etj. Ky nuk është revansh dhe fitimtarët
dhe Edi Rama duhet ta bëjnë këtë ne respekt të së drejtës. Këtë kërkon
populli i lodhur nga tamatmet e parreshtura të regjimit butaforik të
rrëzuar më 23qershor. Ky është detyrim ndaj qytetarëve. Nuk duhet
falenderuar një njeri që e çoi vendin, bashkë me detashmentet e tij
besnike, në prag të luftës civile, që bëri grusht shteti më 1998 dhe, si
Hitleri në Mynih dikur, i hakërrehej maxhorancës frikacake (Fatos
Nanos) se me demokratët (nënkupto banditët) e Mamurasit dhe Laçit mund
ta rrëzonte qeverinë legjitime sa herë të donte.
Kjo është një votë e madhe kundër korrupsionit të llahtashëm dhe
varfërisë së skajshme të qytetarëve. Duhet të dënohen hajdutët e
pasurive kombëtare në të gjitha nivelet, të gjithë ata që bënë rrush e
kumbulla pasuritë e çmuara të nëntokës e mbitokës sonë të begatë, me
konçesione e privatizime, që janë akte të pastra hajdutërie, për të
gjithë ata që rjepin popullin (qytetarët nëse doni) dhe pasurohen për
vete.
Ndëshkimi ndaj të korruptuarve nuk është një hakmarrje, por një akt
normal juridik dhe moral për këdo që bën krime. Dhe Edi Rama s’duhet të
druhet prej saj. Edhe mesazhet e parë nga Europa për fitimtarët ishin:
luftë korrupsionit dhe krimit. Të krijohet një administratë e pastër dhe
meritokratike, duke u pastruar nga berishizmi si mentalitet
qeverisjeje, një mentalitet gangsteri, ku qytetari duhej të paguante në
çdo zyrë shtetërore, edhe kur s’duhej paguar, ndërsa kryeministri
demagog pohonte ditë e natë të kundërtën. Kurse analistët servilë dhe
të paaftë i besonin marrëzitë e tij.
Po berishizmi nuk mund të shkulet pa zhvendosjen e atyre që e realizuan
atë dhe mbartin virusin berishist. Ky njeri krijoi një Shqipëri fallco.
Dhe e shiti sapunin për djathë për 13 vjet me radhë,brenda dhe jashtë
Shqipërisë. Berisha arriti t’i imponohej me dhunë jo vetëm opozitës, por
shumicës së shqiptarëve, që nuk e kanë votuar asnjeherë, me përjashtim
të zgjedhjeve të 1992, ku, për ironi, ish-koministët nuk ia vodhën
votat. Nëse nuk i kup
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου