SHQIPËRIA, E
VOGËL PËR SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE TË SIRISË
Nga
Petrit Qejvani
Atmosferës së ndezur
politiko-mediatike për shkak të disa aksioneve të forta të qeverisë, sidomos
atë të kontrollit të territorit dhe prishjes së ndërtimeve pa leje, befas iu
shtua edhe një lajm i ri:
Shqipëria caktohet si vend i përshtatshëm për
shkatërrimin ë armëve kimike të regjimit antidemokratik të Assadit të Sirisë!
Dhe, siç edhe pritej, nuk është pritur mirë nga opinioni publik shqiptar.
Opozita e shfrytëzon këtë lajm për show poltik. Kurse ambientalistët dhe
qytetarët e kanë seriozisht. Sa për zërin e qeverisë, ai ende nuk po dëgjohet.
Po pse zgjidhet Shqipëria si vend i
përshtatshëm për shkatërrimin e këtyre armëve vdekjeprurëse? Ata që e kanë
përzgjedhur Shqipërinë japin dhe disa argumente, si për shembull se Shqipëria
është një vend me përvojë në shkatërrimin e armëve,(!) bile, sikurse thuhet, i
pari në botë që është demilitarizuar nga armët kimike. E dyta, për shkak të
pozicionit gjeografik dhe kostos së ulët të transportit të këtyre armëve.
Arsyeja e tretë dhe më e forta është se Shqipëria nuk kundërshton dot, ndërsa
të tjerët kundërshtojnë , si Norvegjia. Këtë arsyen e fundit ata nuk e
artikulojnë, por nënkuptohet.
Qeveritë shqiptare nuk kanë zë ndaj
të mëdhenjve. Janë të njohura pranimet e muxhahidinëve iranianë apo ujgurëve
kinezë të strehuar në Shqipëri, a thua nuk ka vende të tjera ku mund të
shkojnë!
Në shtypin gjerman këto ditë thuhet se po ushtrohet
presion mbi qeverinë e Tiranës për ta pranuar këtë “ofertë” jo të këndshme “partneriteti”.
Edhe në shtypin shqiptar është theksuar se SHBA dhe Rusia i kanë kërkuar
Shqipërisë të pranojë mijëra ton armë kimike të shfarosjes në masë për t’i
shkatërruar.
Të nderuar miq amerikanë dhe ish-miq
sovjetiko-rusë, ju falenderojmë për respektin që keni në aftëstë tona armëshkatërruese! Por nuk ju
duket se po na i zmadhoni ca vlerat në këtë drejtim?!
Vërtet, vetëm Shqipëria e vogël ,
vendi më i prapambetur në Europë për nga zhvillimi ekonomik dhe teknologjik,
mund ta kryejë këtë opoeracion? Nuk ka vende të tjera? Tek e pra dhe e fundit,
nuk i keni ju vetë kapacitetet tekniko- shkencore për ta bërë këtë, si dy vende lider në
prodhimin e armëve? Sigurisht që po. Bile Rusia që ia ka shitur këto armë
Assadit, duhet ta bëjë e para.
Në fund të fundit ne jemi një vend shumë i vogël
dhe s’kemi shkretëtira për ta bërë këtë, edhe sikur të kishim kapacitetet
njerëzore dhe materiale. Ne s’na del sipërfaqja as për t’u prehur ata që
ndrrojnë jetë…
Nëse vendet e tjera europiane nuk e pranojnë,
një operacion i tillë mund të bëhet fare mirë në stepat apo tajgat e pafund të
Rusisë ose në shkretëtirat perëndimore të SHBA-së, krejt të pabanuara. Ne ju
falenderojmë për besimin dhe vlerësimin që keni për ne, por mos na e kërkoni
një gjë të tillë!
Mos ia kërkoni qeverisë shqiptare,
që sapo miratoi një ligj për mospranimin e mbetjeve të riciklueshme nga Europa,
të pranojë këtë. Sepse e diskreditoni. Ne ju respektojmë ju miq amerikanë për
gjithçka keni bërë për shqiptarët dhe ju jemi mirënjohës. Mos u nisni nga ajo
që ne nuk jemi një popull i rafinuar (civilizuar) dhe sakrifikohemi kollaj për mikun!
Ju lutemi, ne nuk jemi kaq të zote sa
na bëni ju në këtë rast! Ju silleni me ne si mësuesi autoritar me nxënësin e
prapambetur që, veç kujdesit për ta bërë më të mirë, na vini edhe ndonjë detyrë
(kusht) të tillë, që nuk e kemi qejf, por s’kemi ç’bëjmë dhe ulim kokën.
Ambasadori Arvizu tha në Shkodër se ne (SHBA
dhe Shqipëria) jemi krenarë që jemi partnerë në NATO. Sigurisht. Por nuk besoj
se në këtë rast kemi të bëjmë me partneritet. Këtu ka veç vasalitet nga na
jonë.
Ne nuk jemi të marrë të mendojmë se
jemi të barabartë me amerikanët. Ju e dini këtë. Ju dini gjithashtu që ne (së
paku këto njëzet e ca vjet) nuk kemi zë të kundërshtojmë të mëdhenjtë. Mos na e
bëni kot qejfin! Por ju e keni një të drejtë që na e kërkoni këtë: ne kemi
treguar se kemi përvojë për të shkatërruar mjedisin, natyrën tonë barabarisht
në këto njëzet e ca vjet kaosi paskomunist.
Ne kemi rrafshuar pyjet, kemi kthyer
lumenjtë në baltovina të helmuara, kemi rrethuar qyetet me gurore dhe furra
gëlqereje si në mesjetë, ku digjen goma makinash, ,duke e sterrosur qiellin si
një vend në luftë.
Ne kemi betonuar bregdetin, duke u
sjellë me natyrën si pushtues në kalim,(pushtuesit
afatgjatë sillen më mirë). Dhe për këtë një meritë të veçantë kanë politikanët
tanë aspak patriotë. Në këtë drejtim ju keni plotësisht të drejtë të zgjidhni
Shqipërinë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, sepse ju mendoni se nuk
ka ç’të prishet më shumë! Por, megjithë këtë, mos na e kërkoni një gjë të
tillë, që të mos t’u lëmë peshqesh brezave që do vinë një Shqipëri të helmuar
nën tokë e mbi tokë.
Ne
kemi më pak se çdo vend tjetër europian sipërfaqe për individ dhe shumë më pak
sipërfaqe të gjelbëruar. Dhe, në fund fare, atë që heziton t’jua thotë qeveria,
ju a themi ne si qytetarë: ju lutemi, mos i sillni armët kimike të Assadit për
t’i shkatërruar në Shqipëri!
Boll e kemi prishur dhe helmuar vet
mjedisin tone, vendin tonë! Ju, përkundrazi, mund të kishit marrë një nismë për
dekurajimin e shkatërrimit të mëtejshëm të natyrës sonë, të vendit tonë për
rehabilitimin e tij. Ne besojmë që ju nuk do të na detyroni të pranojmë një
dhuratë të tillë për hir të atyre që thamë më lart, por edhe të saj që ne jemi populli më
proamerikan në Europë. Qoftë dhe për këtë të fundit na e hiqni këtë ofertë, që
të burojë nga partneriteti dhe jo nga vasaliteti.
Do t’jua
dimë për nder.
Ps.Ky shkrim eshte postuar ne fb ne daten 8.11. 2013
Botuar ne gazeten "SOT" 10.11.2013
Ps.Ky shkrim eshte postuar ne fb ne daten 8.11. 2013
Botuar ne gazeten "SOT" 10.11.2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου