LIGJI PËRBALLË NJË PALLATI “POLITIK”
Nga Petri Qejvani
Qeveria e re , në kuadrin e zbatimit
të ligjit në funksion të kontrollit të
territorit, ka marrë një aksion në front të gjerë për gjatë vijës bregdetare
për çlirimin ë territorit nga pushtuesit vendas. Dhe e nisi në Tiranë dhe Vlorë.Dhe kjo ka
simbolikën e vet.
Antiligji duhet të goditet në qendër
, atje ku ai e ndjen veten më të fortë dhe më të mbrojtur dhe jo në periferi. Ky
veprim i qeverisë ka shkaktuar një ndejsi të dyfishte: është mirëpritur nga
shumica e shqiptarëve dhe, ashtu siç pritej, është kundërshtuar nga ata që kanë
ndërtuar pa leje ose me leje abuzive, ku përfshihen të fortë ordinerë ( të
mbështetur nga politika) dhe njerëz me pushtet politik. Një zhurmë e madhe
mediatiko –politike shkaktoi piketimi për prishje i një pallati 8 katësh në Ujin
ë Ftohtë në Vlorë, i përfolur si pronë e Lulzim Bashës ( ndonëse në letra
figuron si pronë e vjehrrit të tij), një lojë e njohur kjo ku pushtetarët
fshihen pas njerëzve të afërt.
Që ndërtimi është i paligjshëm, është e qartë
për këdo. Nuk mund të zaptohet deti, kushdo qoftë ai. Zaptimi i pronës publike
është një krim. Vetëm Poseidoni ë kishte të drejtën e posedimit të detit. Po ai ishte
hyjni.
Sot nuk jemi në kohën e zotrave te deteve, të hyjnive të mitologjisë.
Sot pushtimi i pronës publike është një krim. Në rastin konkret ky pallat është
një krim i dyfishtë: ambiental dhe urbanistik. Në fakt ai është pjellë e një
krimi , e krimit të miratimit dhe dhënies së lejes së ndërtimit. INUK-u bëri mirë
që rrafshoi ndërtimet pa leje apo me leje të paligjshme për gjatë bregut të Vlorës,
që vinin ndesh me planimetrinë dhe zhvillimin uraban të qyetit, por nuk duhej
të ndalej para një pallati ndërtuar hapaz në kundërshtim me ligjin, pra mbi det
dhe në kundërshtim me planin perspektiv të ndërtimit të qytetit. Dhe këtu kanë
një faj jo të vogël urbanistët ë qytetit,që duhet të thonë fjalën e fundit,
nëse kanë personalitet. Dhe
jo të shprehen se këtë e vendos kryetari
i bashkisë!..
Ai është një pallat simbol i paligjshmërisë.
Dhe mosprishja e tij kompromenton aksionin qeveritar për pastrimin e vijës së
bregut të detit, duke krijuar idenë e veprimit selektiv, që do të thotë se te
pafuqishmëve, atyre që s’kanë suport politik mund t’ju prishet prona, kurse të fortët
e lidhur me politikën s’i gjen gjë. Ky është karshillëk ndaj ligjit dhe dobësi
e qeverisë, në mos korrupsion politik.
Në media pati shumë diskutime pro dhe
kundër këtij pallati. Që ky pallat u mbrojt politikisht duket edhe nga
deklarata e Berishës në mbrojtje të hapur të tij, duke e komentuar si hakmarrje të kryeministrit Rama ndaj liderit formal të
opozitës. Në vend që ish-kryeministri të kërkonte ndjesë për këtë krim, e mbron paturpësisht atë.
Ndërsa avokatët mediatikë të qeverisë
paraardhëse e mbrojne pallatin me sofizma, demek duke mbrojtur qytetarët që
kishin blerë aparatamente atje. Në fakt INUK veproi gabim, kur errethoi
pallatin me policë, ndërkohë që nuk ishte i qartë plotësisht. Pra , u shpejtua.
Ai duhet të vinte atje me letra të kopsitura dhe ta shembte pallatin dhe jo
thjesht me entuzizëm euforik, karakteristikë e aksioneve të dikurshme.
Kur niset per veprim një organ shtetëror,
sidomos kur e shpall publikisht, duhet ta ekzekutojë. Kjo tregon seriozitetin e
shtetit dhe qeverisë. Që ky pallat është i paligjshëm duhet qartë, por është i
nevojshëm argumentimi ligjor.
Nga shume deklarime dhe pohime në
shtyp, pro dhe kundër, më ineteresanti dhe i bazuar duket prononcimi i
ish-derejtori të INUK-ut Gjegj Bojaxhi, një specialist i paanshëm dhe i besueshëm
edhe për faktin se ka qënë pjesë e mxhorancës qeverisëse të Berishës dhe e ka
denoncuar atë që më 2010, pra, kur në pushtet ishte PD-ja. Por presioni politik
e ka thyer prokurorinë dhe gjykatën, ku ka pasur akord pushtet qëndror-pushtet
lokal. Aty pliksen ineteresa të njerëzve
të lidhur me pushtetin ë djeshëm dhe të sotëm, pandaj Gjykata administrative e Vlorës e pezulloi
prishjen ë tij me një kazus spekulativ, duke iu dhënë të drejtë banorëve (të
cilët kanë të drejtën e tyre) por banorët
nuk janë palë në këtë konflikt.Konflikti është midis ligjit dhe bashkisë. Aleanca
politike duket se fitoi përkohësisht ndaj ligjit, duke ë mbrojtur një pallat
politik. Ndërsa pallatet “jopolitikë” u prishën pa mundim. Pra, pa dashje ose me dashje krijohen
dy standarte. Ndërsa ligji është një.
Shkatërrimi i territorit është një
nga krimet më të rënda të bëra këto 20 e ca vjet katrahure demokratike. Dhe këtë
qeveria e re e di dhe e ka artikuluar shpesh gjatë dhe pas fushatës elektorale.
Tani mbetet të korrigjojë c’të mundet dhe të ndëshkojë ata që kanë bërë kaq
zullume ndaj natyrës dhe mjedisit. Dhe që ta bëjë këtë, duhen dhënë shembuj
ekzemplarë, si ai i shëmbjes së pallatit “politik”, që përmendëm. Ai ka vlerën e
një simboli të negativ të shpërfilljes së ligjit. Kurse ligji duhet të tregojë
se është i pashpërfillshëm.
Pa ndëshkim nuk ka korrigjim, prandaj duhet të
veprojë ligji dhe jo të stepet para antiligjit, edhe kur antiligji ka koracë
politike. Pallati politik duhet shembur si simbol i korrupsionit. Duhet të
fitojë ligji, të fitojë shteti.
Botuar ne gazeten "SOT" 24.11.2013
Botuar ne gazeten "SOT" 24.11.2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου