DITA E ÇLIRIMIT, PA ÇLIRIMTARË !
Nga Petrit Qejvani
Pas festës kombëtare 28 Nëntorit,
shqiptarët kanë festën e çlirimit, 29 Nëntorin. Kjo datë historike, që dëshmoi
vlerat antifashiste të shqiptarëve, është një ditë nderimi dhe respekti për ata
që sollën lirinë 69 vjet më parë. Ishin djem dhe vajza të reja që në ato vite
terrori dhe tmerri, kur bisha fashiste po i vinte flakën Europës. shqiptarët,
ndër të parët në Europë, u ngritën për nderin e tyre, për dinjitetin e tyre, për
lirinë si gjënë më të shtrenjtë në botë.
Mes sakrificash të panumërta dhe
gjakut të derdhur ata çliruan atdheun e tyre nga çizmja naziste. Por për ta
flitet sot me gjysmë zëri. Ceremonitë
formale sigurisht që bëhen, por nuk përmenden protagonistët e asaj lufte dhe
fitoreje.
Një pjesë e politikës nuk e njeh
fare këtë datë, kurse e majta, që e njeh vendos kurorat në varret e të rënëve,
por belbëzon nëpër dhëmbë e kompleksuar nga sulmet ë së djathtës, PD-së, e cila
nuk e vlerëson Luftën Nacinal-Çlirimtare, duke e quajtur madje “luftë civile”!
Pra, ndodh edhe kështu: në ditën e Çlirimit
të atdheut flitet për çlirimin, por nuk flitet për çlirimtarët!..Mirë të djathtët
(jo të djalltët) që nuk e duan 29 nëntorin dhe gjejnë pretekstin se Shqipëria
është çliruar më 28 Nëntor.(duke u nisur nga njëmijë e një sofizma, se është e
ndikuar nga jugosllavët, se gjermani i fundit iku më 28 nëntor, apo ndoshta nga
fakti që Enver Hoxha fjalimin e fitores dhe çlirimit të vendit e ka mbajtur më
28 nëntor 1944, duke dashur ndoshta ta “fuqizojë” ditën e Çlirimit,duke e
bashkuar me një ditë më të madhe, me atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Por çudia qëndron me të majtën:
ndërsa respekton produktin, pra, çlirimin, nuk përmend autorët, çlirimtarët.
Biles thuhet vetëm “Shqipëria u çlirua (në trajtën pësore vetvetore gjuhësisht),
a thua u çlirua nga fryma e shenjtë… Në të gjitha mediet e shkruara dhe
elektronike me rastin e kësaj feste u transmetuan cermonitë e rastit dhe
pjesëmarrësit, disa deklarime të drejtuesve të së majtës, u tha se ata (të
rënët) ranë për idealet e lirisë, por se ç’ishin ata ( sigurisht nuk e kemi
fjalë për emrat konkretë) cilat forca
plitike pëfaqësonin dhe kush i komandoi apo udhëhoqi në luftë, nuk u shqiptua. Ndërsa
ata kanë një emër të përbashkët, kolektiv, ishin organizuar në formacione
ushtarko-politike, ishin partizanët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare
dhe jo kaçakë. Ata kishin komantantët dhe udhëheqësit e tyre që i prinë në
fitore.
Shqipëria u çlirua nga Ushtria
Nacional-Çlirimtare e udhehequr nga Partia Komuniste Shqiptare dhe Enver Hoxha.
Se ç’ndodhi më pas, dihet. Dihen dhe pasojat e diktaturës. Kjo është e vërteta
historike. Dhe kjo duhet shqiptuar fort, sepse
luftëtarët e lirisë e kanë vendin në panteonin e kombit.
Nuk bëhet goja pis duke përmendur
emrin e nderuar partizan. Mjafton të kujtojmë që vende të tilla me traditë të
madhe borgjeze si Italia apo Franca e përmendin dhe kontributin e
partizanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kurse në Shqipërinë “kapitaliste’
kanë turp ta përmendin.
Gjatë luftës, por edhe sot, nëse do
të duhej të zgjidhje midis një partizani dhe një “nacinalisti” kolaboracionist,
shumica dërrmuese, besoj, do zgjidhnin partizanin. Dhe më konkretisht: nëse do
të duhej të zgjidhje mes Ramiz Alisë dhe Abaz Ermenit (si dy udhëheqës rinie të
forcave përkatëse politike) pa hezitim zgjedhja do ishte partizani Ramiz Alia
dhe jo kolaboracionisti Abaz Ermeni. Me këtë rast dua të përmend një një thënie
inetersante të një artisteje italiane dhe jo të ndonjë politikani, Alba
Parieti, e cila ka thënë në një emision televiziv se “edhe Krishti po të ishte
gjallë gjatë Luftës së Dytë botërore do ishte partizan”. Pra, luftëtar i
lirisë.
Por, nëse komunizmi, veç të tjerash,
u akuzua edhe për falsifikim të fakteve historike, kjo nuk i jep të drejtën
asaj që ka mbetur nga e djathta historike kolaboracioniste të falsifikojë sot
faktet historike. Sidomos e majta, e akuzuar nga e djathta si pasuese e Prtisë
së Punës, nuk duhet të zbythet nën trysninë e akuzave të pinjollëve të
ish-kolaboracionistëve, që i damkosi historia, qoftë dhe për hir të nj klime
“paqëtimi” fals.
Përkundrazi, çlirimi i Shqipërisë është një meritë e mdhe e së
majtës së vjetër (Partisë Komuniste) dhe një thesar i së majtës së re, burim
krenarie për të. Tek e fundit, partizanët parakaluan më 28 Nëntor 1944 në
Tiranën e çliruar dhe populli i kryeqytetit iu hidhte lule ftimtarëve..
Është një kronikë e shkurtër interesante
e filmuar nga anglezët, ku jepen partizanët duke parakaluar dhe Enver Hoxha
duke kaluar në revistë ushtarak. Kjo është historia e pamanipuluar. Kjo kronikë
e rrallë mund të jepej në çdo televizion, nëse ata që punojnë aty do të kishin
kurajë qytetare dhe profesionale. Kjo do të tregonte emancipimin e shoqërisë
sonë, e veçanërisht të elitës sonë plitike dhe inetelektuale, një pjesë e mirë
e së cilës vuan edhe sot nga autocenzura
dhe komplekset politike.
Loja me datën e çlirimit nuk bëhet
bëhet për motive shkencore, por për mohimin e luftës Nacional-Çlirimtare nga e
djathta “nacionaliste”. S’është aspak e vërtetë se e djathta e sotme, PD-ja
kërkon të vërtetën historike, faktin historik. Jo. Ajo, duke mos guxuar t’i
kundërvihet hapur Luftës çlirimtare të popullit shqiptar, kërkon tërthor
zhbërjen ë kësaj lufte si vepër e popullit shqiptar në udhëheqjen ë Partisë Komuniste
dhe , në pamundësi për ta bërë këtë, të minimizojë këtë luftë, duke e
çvlerësuar.
Unë e kuptoj gjithë këtë mllef të
pinjollëve të kolaboracionistëve të dikurshëm ndaj 29 nëntorit, jo thjesht si
datë, por si akt historik. Nacionalistët, (ballistët kryesisht), familjet e
mëdha shqiptare nuk mund të pranonin që PK dhe E.Hoxha (për mefshtësi apo miopi
politike të tyre) t’u hante racionin politik. Sepse e dinin që çlirimi i
atdheut është një akt madhor historik.
Pra, është një meritë e madhe
historike që hipotekohet në memorien kombëtare dhe ,sipas tyre (medet!) këtë
meritë duhet ta kishte paria shqiptare (Balli) dhe jo komunistët
“kalamaj”.!..Por ja që kështu ndodhi. Ata gabuan dhe u ndëshkuan rëndë. Humbën
pushtetin dhe gjithçka. Kjo është drama e tyre. Por kjo nuk korrigjohet dot më
as duke shpifur për Luftën nacional-çlirimtare, as me pseudostudimet e
pinjollëve të humbësve të mëdhenj të Luftës së dytë Botërore, që me zë të
ngjirrur kërkojnë ndonjë pushkë nacionaliste,që goditi mbi pushtuesit.
Ne nuk mund të rikthehemi në vitet e
Luftës së Dytë Botërore të ngjallim Duçen dhe Hitlerin për t’u dhënë “shansin”
historik nacionalistëve, që kësaj here ta "çlirojnë" ata Shqipërinë!..
Ë majta e sotme duhet të jetë
krenare dhe ta mbrojë fort Luftën Naconal-Çlirimtare të popullit shqiptar (të
udhëhequr nga komunistët) sepse ajo luftë na lidhi me koalicionin e madh
anglo-sovjeto-amerikan. Po të qe ndryshe, po të veprohej siç bënë nacionalistët
kolaboracionistë, që zgjodhën bashkëpunimin me fashistët dhe nazistët, atëhere
Shqipëria ndoshta nuk do të ekzistonte sot si shtet sovran. Prandaj nder dhe
lavdi atyre që çliruan Atdheun më 29
Nëntor 1944!
Botuar ne gazeten "SOT" 03.12. 2013
Botuar ne gazeten "SOT" 03.12. 2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου