A PO FILLON “REPUBLIKA
E PARE DEMOKRATIKE E SHQIPERISË”?
Nga
Petrit Qejvani
Nëse do pranojmë si të drejta disa
deklarata politikanësh dhe gazetarësh se
23 qershori shënoi dhe fundin e tranzicionit shqiptar, pra fundin e “Republikes
së korruptuar demokratike te Shqipërisë”, periudhën e pas 23 qershorit mund ta
quajmë dhe fillimin e “Republikës së Parë Demokratike të Shqipërisë”.
Por a po fillon me Ramën “Republika
e parë demokratike e Shqipërisë”, që do të thotë fillimi i goditjes ballore të
korrupsionit të madh deri në nivelet më të larta politike? Qeveria e re e ka
shprehur dhe e ka patur flamurin e fushatës elektorale këtë parrullë dhe duket
se disa shkëndija po jepen, por ende nuk ka asnjë goditje në adresë të
peshkaqenëve polikë të korrupsionit. Ndonëse pritshmëria e popullit është shumë
e madhe dhe njëherazi në prag të zhgënjimit. Por me të drejtë shtrohet pyetja
dyshuese: mungon vullneti i duhur i qeverisë dhe do të vazhdojë loja e
kungulleshkave hidh e prit midis kundërshtarëve politikë apo qeveria i ka duart
të lidhura nga prokuroria dhe gjykatat e
korruptuara të Berishës?
Mendoj se qeveria tani për tani i ka
duart të lidhura për një rezultat pozitiv në luftën kundër korrupsionit me
kollare. Në fakt Berisha ka ikur nga qeveria (pushteti) por ai ende ka në dorë
shtetin. Kjo falë dinakërisë së tij të njohur, por edhe falë ndryshimeve
kushtetuese të 2008-sës, për të cilat në
kohën e duhur kam theksuar në shtyp se këto ndryshime kanë për të qenë si guri
i Sizifit për të majtën, nëse vjen në pushtet.
Dhe sot Rama është në hall : si t’ia
bëjë që të reformojë radikalisht këtë drejtësi të korruptuar qëllimisht nga
politika për ta patur aleate në ditë të vështira?. Berisha, në prag të lagimit
nga pushteti (ai e ka llogaritur që më 23 qershor edhe mund të mos fitonte, për
shkak të konsumimit dhe qeverisjes së tij arrogante dhe hajdute si dhe për shkak
se do ta kishte të vështirë të vidhte zgjedhjet kësaj here) emëroi beniaminët ë
tij në disa institucione kyce te shtetit si Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin
e ShISH-it, Kryetarin e Gjykates së Lartë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për t’i vënë kapakun me
presidentin dhe kryetarine KLD, një ushtar besnik i Berishës, i fundmi i "mohikanëve"
të PD- dhe Berishës në pushtet.
Të gjithë këta i duheshin Berishës të
mbulonin “ligjërisht” disa afera dhe krime të mëdha të tij dhe familjes së tij
poltike dhe biologjike (kujto implikimin e djalit të tij në aferën vdekjeprurëse
të demontimit dhe shitjes së fishekeve ne Gerdec si dhe të vajzës së tij, që vepronnte si
seksere e babait) që nga rruga Durrës-Kukës, te Gërdeci i “famshëm” deri te 21
Janari i përgjakur i 2011-ës.
Askush ose pakkush beson se këto
dosje do rigjykohen nga drejtësia e sotme. Ata janë të gjithë pjella të tij dhe vështitë ta “tradhtojnë” atë, sepse i kanë borxh karriken ku janë ulur pa
meritë.
A mund ta cojë në gjyq Berishën apo
Lul Bashën, apo Boden etj. një prokuror si Llalla, që edhe kur flet s’e heq dot
qimen nga qulli? A ka ky integritetin për atë post, megjithëse ka deklaruar
para ca kohesh në një televizion se do hetojë
njëlloj që nga qytetari i thjeshtë deri te kreu i shtetit?! A e beson
njeri këtë deklaratë demagogjike?
A mund të bëjë drejtësi Presidenti i Republikës, kur
para një akti të pastër korrupsioni nuk ka vullnetin të pezullojë (edhe si
gjykatës) kryetarin e një gjykate (asaj të Pukës) pra, t’ia dorëzojë drejtësisë?
A nuk i është kundërvënë ai hapur reformës së qeverisë në rolin e kryetarit të KLD-së, kur i kundërvihet
hapur ministrit të drejtësisë, ndonëse me zë të qetë, ndërsa ndërsen zëvendësin
e tij riosh me zërin prej adoleshenti të kundërshtojë më hapur?
A mund ta bëjë këtë Kryetari i
Gjykatës së Lartë, kur vet kryetari është i përfolur për mitmarrje në këmbim të lirimit të një të
burgosuri? Atëhere c’duhet të bëjë qeveria dhe Rama?
Sigurisht që Rama nuk i dënon dot
vet, pa një drejtësi të përmbysur, (jo të ndryshuar) ose, me terma më të butë,
të reformuar. Shpresa se drejtësia mund të reformohet nga brenda, sikundër thërrasin
krerët e korruptuar të këtyre institucioneve, është një iluzion. Prandaj mjeti
i vetëm për këtë mbetet ndërhyrja nga jashtë, pra nga politika.
Duhet carë bunkeri i mbyllur i
dejtësisë së kalbur nga korrupsioni. Duke ndryshuar të paktën krerët ë këtyre
institucioneve (protektorë të krimit) duke i zëvendësuar me njerëz të zgjedhur
me integritet profesional e, vecanërisht, moral. Sigurisht, duke iu garantuar
mbrojtjen e jetës dhe familjeve të tyre përballë hakmarrjes së mafies politike
në aleancë me mafien ordinere, me llumin e krimit. Por dhe kjo është e vështirë
për shkak të ndjeshmërisë së lartë që shoqëron zakonisht lëvizje të tilla, për
shkak të mitizimit të figurës së njerëzve të drejtësisë gati si shenjtorë dhe
aleancës dhe solidariteti brenda llojit, sidomos kur janë në rrezik.
Por këtu ndikojnë edhe ndërkombëtarët
me qëndrimet e tyre dyzuese : edhe vet pohojnë që drejtësia është e korruptuar
(ambasadori amerikan tha në krah të presidentit aksidental Nishani se disa
gjykatës duhet të ishin në burg), dhe kur qeveria ndërmerr reforma radikale për
të rilindur drejtësinë thonë :kujdes, se ky projekt juaji është papëlqyeshëm për
ne, se nuk jemi pyetur ne, sipas parimit: mishi të piqet dhe helli të mos
digjet!
Qeverisë në këto rrethana i duhet një
vullnet i fortë për ta reformuar këtë sistem dhe për t’i bindur ndërkombëtarët
me shpjegime, prova dhe argumente që këto ndryshime duhen bërë patjetër, nëse
duam një shtet normal, një shtet të së drejtës ,një shtet për qytetarët dhe jo
për qeveritarët.
Me një fjalë, situata është e tillë që
Shqipërisë i duhet një “Ataturk” modern. Nese ndërkombëtarët nuk e bëjnë këtë,
qeveria t’u thotë ndërkombëtarëve se ju nuk jeni për të luftuar korrupsionin.
Se, ndërsa ka zëra nga përfaqesues të Brukselit se duhen cuar ne gjyq që nga
ministra e kryeministra, sic ishte rasti i Nikola Vuljanic, dhe këta nuk dalin
para drejtësisë, atehere kritikat e përfaqësuesve të Brukseli janë tallje me
Shqipërinë dhe këtë qeveria dhe Rama duhet të kenë kurajën tua thonë. Ndryshe
xhirojmë ne vend dhe cdo vullnet politik për ndryshim kompromentohet keq.Por, sidoqoftë, pavarësisht të gjitha
këtyre që thamë barra i mbetet qeverisë. Përgjegjësitë i ka marrë ajo para
shqiptarëve dhe ajo duhet të mbajë premtimet, sidomos ato madhoret. Dhe që të kemi fillimin e “Republikës
së Parë Demokratike", duhet të ulen në
bangon e drejtësisë ministrat dhe kryeministrat e korrupsionit të llahtarshëm,
zullumqarët e mëdhenj të këtij vndi. Kryetari formal i opozitës deklaroi para
ca ditësh se Rama nuk e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit.
Rama ka rastin më të mirë ta fillojë
nga ai luftën kundër korrupsionit, pasi ai e meriton këtë dhe, c’është më e
bukura, edhe e kërkon këtë. Ndoshta i bindur se Rama s’i bën dot gjë, edhe për
shkak të “blindazhit politik”, pasi është kryetar i opozitës. Pra, nëse Rama nuk arrin t’i dënojë këta
kampionë të korrupsionit, nëse nuk e bën dot këtë, sigurisht pas reformimit
radikal të drejtësisë, i cili duket i pamundur, atëhere të pranojë kapitullimin
dhe t’i kërkojë Bruxelit të mendojë për
një EULEX special për Shqipërinë sic jam shprehur pak kohë më parë në një të përditshme jokonformiste. Për
turpin e politikanëve dhe qeveritarëve
tanë, të cilët me teper nuk duan sesa nuk dinë të bëjnë shtet.
Botuar ne gazeten "SOT" date 11.12.2013
Botuar ne gazeten "SOT" date 11.12.2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου