VENDIMI QË
MERITONIM
Nga Petrit Qejvani
Edhe një herë tjetër Shqipëria nuk e
fitoi statusin e vendit kandidat për në BE. Kështu vendosi Këshilli i ministrave te jashtem te Europës.
Ky lajm do të ngjallte reagime të ndryshme në Shqipëri dhe do të komentohej nga palët politike si dështim i
njera-tjetrës.
Opozita në një reagim të shpejtë
fajësoi qeverinë e re 100 ditëshe, kurse qeveria e re qeverinë e vjetër
2920 ditëshe ( 8-vjeçare). Po kaq shpejt
reagoi nga Azerbajxhani kryeministri Rama me një mesazh diplomatik, duke theksuar
se ky vendim u muar duke vlerësuar qeverinë e re për arritjet e brendshme, dhe
ishte më tepër për “faj” të ngërçit që ka vet brenda përbrenda Bashkimit
Europian…Pra, faji është i Europës! Thjesht çështje ngërçi…
Kurse ë vërteta më ë madhe është ajo
që thonë pa diplomaci në Bruksel: Luftoni korrupsionin dhe krimin ë organizuar,
vazhdoni reformat, ndërtoni një drejtësi
të pakorruptuar, ndëshkoni qeveritarët dhe politikanët, që janë koka e
korrupsionit! Më qartë se kaq nuk ka si flet Brukseli.
Pra, normalisht, ndonëse shpresohej
nga politika për një vendim lëmoshe, ne nuk e meritonim të pranoheshim si vend
kandidat. Dhe këtë e tha “gjermanisht” kancelarja Merkel, kur deklaroi ne
konferencën për shtyp menjëherë pas vendimit se Shqipëria nuk është gati për
statusin dhe nuk duhet ta priste këtë. Ndërsa lavdëroi Serbinë për hapat e
hedhur.
Kjo është një shuplakë tjetër për
klasën politike të papërgjegjshne dhe të pacipë
shqiptare, që e ka ngrënë turpin me bukë dhe tallet me shqiptarët e urtë
dhe të nënshtruar, duke i vjedhur deri në qindarkën ë fundit. Ndërsa plitikanët
ia lënë në dorë njeri-tjetrit kungulleshkën, për më realistët, pavarësisht nga
anon më tepër faji, një gjë ishte fare e qartë: ne nuk e meritonim statusin.
Dhe, në këtë sens, vendimi ishte i
pritshëm. Ky është një qendrim realist dhe pa paragjykime, i emancipuar dhe
europian. Sigurisht që shqiptarët nuk u gëzuan për këtë.
Po pse nuk e meritonim ne statusin ë vendit
kandidat? Për shumë arsye e, mbi të gjitha, sepse ne nuk jemi një shtet
serioz, por një shtet karnaval, ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, ku
nuk e merr vesh i pari të dytin.
Ne kemi një shtet hajdut dhe
politikanë hajdutë dhe banditë, me gjykatës hajdutë dhe protektorë të krimit.
Tek ne shteti është i paqenë dhe rregullat e lojës i vendos xhungla, ku më të
“fortët” nuk pyesin as ligj,as zot, ku politikanët amoralë zhvatin vendin dhe
popullin ë tyre dhe në mënyrë të pacipë flasim për norma dhe moral. Kjo shoqëri
ecën rrokopujthi pa ligj (ndonëse ligji fle në letra) pa moral, pa din e iman,
veç sipas dëshirave dhe interesave të çastit, makutërisë dhe oreksit për të
gllabëruar pronat publike e private, duke e shqepur Shqipërinë nga veriu në
jug. Dhe këtu më të zellshmit janë politikanët.
Atëhere, ku do të shkojë ky shtet
zhelemel, i katandisur në mëshirë të fatit? Europa e bashkuar nuk është një
panair palaçosh, ku të hyjë dhe shteti karagjoz shqiptar, si ai lypësi jo i urtë,
por vagabond, që kërkon të hyjë në një sallon aristokratësh, jo thjesht për të
lypur, por edhe për të bërë rrëmujë me sjelljet e tij të vrazhda. Një shtet
kaotik si ky yni (mjafton të shohësh si lëvizin njerëzit dhe makinat për ta
kuptuar sa keq funksionon ky shtet) nuk mund të jetë ende pjesë e Europës së qytetëruar. Apo ndoshta do të ishte më mirë të
na mëshironin dhe të na pranonin si vend kandidat, meqë ne , me njeri-tjetrin,
nuk i plotësojmë dot standartet?
Nuk e di në e ka kuptuar tashmë
Europa që ne nuk mund të bëjmë dot shtet….. Edhe ky mund të ishte një
këndvështrim. Por duhet pranuar që europianët nuk e marrin shumë seriozisht
Shqipërinë, ndonëse flasin seriozisht. ( kjo duke patur parasysh që ë refuzuan
shtetet më të zhvilluar të Europës). Po edhe iu zuri gjuha lesh duke bërë për
vite të tëra të njëjtat vërejtje dhe këshilla Shqipërisë.
Dhe politikanëve dallkaukë shqiptarë
nga njeri vesh iu hynin dhe nga tjetri u dilnin, sepse nuk ë duan Shqipërinë,
sikurse ë kam thënë dhe herë të tjera.Veçanërisht politikanë të tipit Berisha,
që e dogjën dhe rrënuan Shqipërinë. Po ta donin, do të silleshin ndryshe: nuk
do ta vidhnin, nuk do ta shkatërronin, nuk do ta poshtëronin me veprimet e tyre
skandaloze, por do te silleshin siç sillen për shembull politikanët serbë me Serbine, të cilët i lavdëroi
zonja Merkel për përparimet e bëra deri tani
në rrugën e integrimit. Qeveritarët
e djeshëm nuk kanë gojë të flasin për
“të bukurën e dheut”, siç është shprehur dikur Berisha,sepse janë ata (ai) që e
katandisën në të shëmtuaren e dheut ( si shtet dhe si vend). Prandaj,
politikanët shqiptarë le të flasin më pak për Shqipërinë dhe të bëjnë më shumë
për të.
Europa , megjithëse nuk na
konsideron një shtet serioz, është treguar e hapur me ne edhe pas vendimit të
fundit. Kryefjala dhe mesazhi i saj është:, Luftoni korrupsionin dhe krimin e
organizuar, çoni para drejtësisë qeveritarët dhe politikanët ë korruptuar të
niveleve të larta,të cilët kanë emër: ata janë Berisha,Basha, Bode, Imami dhe
shpura ë tyre që vodhi, abuzoi dhe shpërdoroi pasuritë kombëtare të
shqiptarëve. Europa e thotë
troç:ende nuk ka të arrestuar të rëndësishëm për llogari të korrupsionit,
ish-qeveritarë të qeverisë së zezë Berisha. I dënoni këta, kështu luftohet
korrupsioni, kështu ndërtohet shteti i së drejtës, kështu bëhet Shqipëria një
shtet normal.
Nëse do të lejojmë hajdutët me çizme
të qeverisë së djeshme dhe te te gjitha qeverive të na bëjnë moral, atëhere nuk ka pse e pretendojmë
Europën e lirisë dhe drejtësisë.
Akuzat që i bën opozita Ramës se
është ai dhe qeveria ë re përgjegjëse për mosmarrjen ë statusit kandidat për BE
edhe për mua janë të drejta. Rama duhet të bëjë ç’është ë mundur me ligj, me
reforma ë ndryshime radikale, por edhe me më shumë ritëm, të bëjë të mundur
arrestimet e para të qeveritarëve të djeshëm dhe poltikanëve të tjerë të
korruptuar.
Në këtë aspekt unë e pranoj që statusin e vendit
kandidat e ka në dorë Rama dhe maxhoranca e sotme.
Pa dalë para togave të zeza Berisha
për 21 Janarin dhe Gërdecin, Basha për 21 Janarin dhe rrugën Durrës- Kukës apo
të tjerë për afera nga më të ndryshmet, nuk do të rilindë kurrë as drejtësia,
as shteti ligjor nuk do ngrihet në këmbë. Përkundrazi shteti do të zvarriset
pas krimit.
Edi Rama, ti e ke në dorë statusin! Kur
të shkojnë pas hekurave peshkaqenët ish-qeveritarë të korrupsionit, atëhere
statusi është gati. Në
qershor ne e marrim atë!
Botuar ne gazeten "SOT" 20.12 2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου