LSI I “MERR” PS-së LUFTËN ANTIFASHISTE
Nga
Petrit Qejvani
Aleati dhe rivali më i madh i PS-së brenda
koalicionit të majtë per Shqipërinë europiane (kam parasysh dhe partitë tjera të majta) nëpërmjet Luan Ramës doli me
një deklaratë ku i kërkon qeverisë të krijojë një komision për festimin e
70-vjetorit të clirimit të Shqipërisë nga pushtuesit fashisto-naziste. Bile ai
nuk harroi të theksonte se këtë kërkesë LSI e ka bërë para dy muajsh dhe ende
nuk ka një përgjigje prej qeverisë.
Kjo forcë politike në cdo rast kërkon të ruajë me
xhelozi dhe forcë identitetin ( profilin e saj të majtë brenda së majtës) përballë
së majtës së madhe, PS-së. Ky është preokupimi kryesor dhe afatgjatë i LSI, cështje
e ekzistencës së saj. Dhe LSI nuk bën aspak gabim në këtë rast. Dhe nuk besoj
se e bën vetëm për efekte elektorale (për t’u marrë votat veteranëve), por edhe
për faktin që clirimi i atdheut është një akt madhor, që nderon protagonistin, pra,
clirimtarin. Por nuk është hera e parë që LSI vepron kështu. Vetë kreu i LSI-së
është prononcuar para disa kohësh për Luftën Antifashiste Nacional-Clirimtare
dhe 70- vjetorin e clirimit.
Meta shfrytëzon me këtë rast kompleksimin
e Ramës përballë sulmeve të PD-së. Në këtë rast Meta luan politikisht duke “përvetësuar”
Luftën antifashiste të popullit shqiptar, të udhëhequr nga komunistët dhe Enver
Hoxha. Nuk është se PS-ja nuk e mbron këtë luftë (masa e socialistëve po e po)
,por vet Rama tregohet ”i kujdesshëm”, pasi, pas kësaj lufte “fshihet” Ë.Hoxha
dhe Partia Komuniste Shqiptare, që janë protagonistët dhe fitimtarët. Pra, është
figura e E.Hoxhës ajo që “komplikon” problemin.
Rama i ka ikur pyetjes nëse me
rastin e 70-vjetorit të clirimit do përmendët E.Hoxha, kurse Meta i është përgjigjur
me pyetje retorike gazetarit , që ë pyeti “si mendon ti , ka apo s’ka kontribut
E.Hoxha në Luftën Antifashiste?”, domethënë cështja është të pohohet e vërteta
historike. Pra LSI mbron jo vetëm një kauzë të drejtë, por edhe një aset të
cmuar të së majtës, e trashëguar nga e majta ekstreme (PK), kurse PS-ja edhe e
do , edhe “nuk i del zot”. Dhe kjo vjen se Lidershipi i PS-së vuan nga
kompleset përballë së djathtës (PD-ja), ë cila vet është mohuese e kësaj lufte
dhe mbrojtëse e kolaboracionistëve .Ndërsa PD-ja mbron hapur kolaboracionistët
dhe bile i dekoron ata, sepse ishin antikomunistë!..
PS-ja me gjysëm zëri mbron luftën
antifashiste të popullit shqiptar, por ...të udhehequr prej komunistëve dhe Ë.
Hoxhës. Kjo është ë vërteta historike. Pra, i gjithë thelbi i belbëzimit të
PS-së për këtë cështje është vetëm emri i E.Hoxhës. Të festosh 70-vjetorin e
clirimit dhe të mos përmendësh E.Hoxhën dhe kontributin ë tij në luftë, është e pamundur, pasi ai është
figura qëndrore e Luftës.
Të festosh clirimin dhe të mos përmendësh
clirimtarët, kjo është absurde dhe e pamoralshme. Sepse është qëndrim ndaj së vërtetës.
Ky është falsifikim flagrant I historisë. Këtë problem e kam trajtuar disa herë
në disa shkrime, që lidhen me Luftën Antifashiste dhe qëndrimin ndaj saj dhe
rolit të komunistëve dhe E.Hoxhës në këtë
luftë. PS-ja, e distancuar nga E.Hoxha, ndonëse në mënyrë të turbullt, pa nënvizuar se ku ndahet nga E.Hoxha dhe cfarë cmon te
ai, sillet vërdallë në rrugën e saj drejt një të majte ‘të djathtë”. Pra PS-ja
duhet përcaktuar qartë si forcë e majtë (moderne po deshët). Por ne së ajo është
konsideruar si pasuese e PK (PP) dhe është anatemuar nga e djathtta për këtë,
atëherë pse të mos mbrojë këtë vlerë pozitive te paraardhëses së saj? Në këtë
pikë LSI është më e guximshme. Unë mendoj se qëndrimet e LS_-së ndaj kësaj cështjeje
nuk janë vetëm pragmatiste, (për votat e veteranëve) por edhe bindje ideologjike
e saj. Dhe kështu duhet të jetë. Prandaj, nëse duam të jemi realistë, E Hoxhën
duhet ta shikojmë sic duhet në të gjitha planet dhe jo vetëm në një plan. Kur është
fjala për diktaturën dhe krimete e saj,ia faturojmë E. Hoxhës,( dhe në fakt
diktatura identifikohet me emrin e tij),kurse kur është fjala për Luftën
Antifashiste, që na bashkoi me aleatët anglo-sovjeto-amerikanë dhe që është
meritë e tij, ia mohojmë këtë. Kjo është alogjike, e padrejtë, joobjektive dhe
falsifikuese. Këto janë fakte historike. Prandaj PS-ja, jo për të kënaqur
veteranët, por për të vërtetën historike duhet të mbrojë me zërin plot dhe
krenari Luftën Antifashiste dhe ata që e bënë atë.
PS-ja nuk duhet të sillet në mënyrë
të atillë si e si t’u pelqejë apo të bëhet më e pranueshme për për PD-në dhe pinjollët e kolaboracionistëve
apo disa të tjerëve edhe në Europë. Për t’u dukur apo për t’u bërë “më
moderne”.
Antifashizmi është vlerë e përhershme
dhe jo e kapërcyer. Këtë tutje të PS-së e kam trajtuar në një shkrim të botuar vitin
e kaluar me rastin e festës së Clirimit, me titullin “Festa e clirimit pa
clirimtarë!” Me të drejtë theksoja se nga e majta (PS dhe LSI) u permend vetëm
që Shqipëria u clirua,por se kush e cliroi, kjo nuk u tha. Clirimi nuk erdhi
nga qielli. Atë e sollën clirimtarët, të cilët kanë emër, ata ishin inkuadruar në
formacione ushtarako-politike dhe kishin komandantët dhe udhëheqësit e tyre,
midis të cilëve E. Hoxhën. Pavrësisht pragmatizmit si vecori konstante, LSI me të drejtë.i bën thirrje qeverisë (ku bën
pjesë!) për ngritjen e komisionit të festimit të 70-vjetorit. Duke bërë këtë,
ajo shfaq profilin e vet si forcë e majte, njeh dhe respekton Luftën Nacional-Clirimtare
dhe fiton dhe shton edhe disa veteranë rreth vetes si parti pragmatiste që është.
Dhe mirë bën!
Botuar ne gazeten SOT, date 4.04,2014 dhe ne gazeten DITA, date 5.04.2014 , me titullin "Raporti i se majtes me Luften Antifashiste"
Botuar ne gazeten SOT, date 4.04,2014 dhe ne gazeten DITA, date 5.04.2014 , me titullin "Raporti i se majtes me Luften Antifashiste"
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου