NATË
(Peisazh)
Qielli
e fiku llampën e madhe të diellit
Dhe
ndezi qirinjtë e yjeve,
Që
gjysmëbota ime të flinte deri në mëngjes,
Ndërsa
hëna , kujdestare e qiellit,
Si
një abazhur i zbehtë
Derdh një dritë të përkorë,
Aq
sa Toka të mos harrojë rrugën natën...
Është
koha
Kur besoj dhe dyshoj
Në
gjithçka.
Petrit
Qejvani, 13.01.2008