“Artisti”
i dy arteve
PETRIT QEJVANI
Ai ishte student
muzike dhe luante në
pjano
Një ditë e detyruan
të braktiste tastierën
Dhe t’u binte
levave të tanksit.
Dhe sa herë shkonte
në fushat e betejës
Shtypte levat e
veglës së tij të re
Dhe nuk shihte
partiturën ndërsa
gishtat luante
Por në fletushka e
në radio lexonte
urdhërat e komandaturës.
Nga loja e tij e re
Pluhuri i
shkatërrimit digjte partiturat
Mbulonte pjanon dhe
ëndërrat.
Dhe një ditë të
errët lufte
Iu shfaq pjanua e
tij dikur e re
Me tastjerat si
dhembë të nxira e të
rëna
Si një gojë e
paralizuar në mes të
buzëqeshjes
E s’merrej vesh
qeshte a ngërdheshej.
U thinj shumë edhe
pjanua,
U thinj, e
s’lëshonte asnjë tingull
Kështu thinjen të
dashurit dhe ëndërrat
Kur i vret ai që
për to ka lindur.
Por ata e detyruan
të bëhej “artist”i
tillë
Këtë titull ai se
merrte në asnjë shkollë
muzike.
Kur qe student
luante Moxartin.
Një ditë, shtypi
një fëmijë në luftë
Dhe Moxarti i
revoltuar
I doli përpara me
partiturë
Të shtypte Moxartin
?!...
Po ai e donte
muzikën
E donte sa veten
(Urdhëri i komandës
i gjëmoi në vesh)
Dhe mbi Moxartin ai
kaloi me me kuje
Kaloi mbi vehten.
Por u shpërndanë
retë një mëngjes të
bukur nëntori
Kurse atij i binin
dhembët nën dhe si
dikur pjanos që vrau
Dhe asnjeri nuk qau
për të
Gjersa pjanua e tij
për të
nuk qau.
1971, botuar në
revistën në “Shërbim të popullit”
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου