FUND VJESHTE
Njerëzit,trotuaret,bulevardet
Lexojnë
Paragrafet e fundit
Te vjeshtës.
Dhe pa u ndjerë
Dimri
I zymtë,me pardesynë e qullur të
erërave
Si regjizor i dështuar
M’u ul në vargje duke pirë
cigare
Dhe me kamzhik shirash
Përzuri vjeshtën nga vjersha
14\11\1969 Petrit Qejvani
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου