KUR SHTETI E KA SERIOZISHT
Nga Petrit
Qejvani
Më së fundi shteti e ka seriozisht luftën kundër krimit
dhe nakotrafikut.Policia e shtetit ndërmori një operacion të gjerë dhe hyri në
Lazarat,në fshatin problematik të drogës, ndonëse ende nuk e ka nën kontroll
gjithë territoron ë fshatit. Por operacioni policor do të vazhdojë, sipas
krerëve të policisë dhe deklaratës së kryeministrit nga Gjermania, ku nënvizon
se operacioni i policisë do të vazhdojë derisa të vendoset plotësisht rendi dhe
ligji. Dhe ky është një lajm i mirë dhe i shumëpritur për të gjithë. Kjo është
një fitore e shumëfishtë: e policisë, e qeverisë dhe e shtetit. Por, mbi të
gjitha, kjo është një fitore e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, që kërkojnë
zbatimin e ligjit dhe forcimin e shtetit si garant të qetësisë dhe sigurisë
publike.
Ra kështu “Republika autonome e hashashit”
brenda territorit të Shqipërisë, që i bënte karshillëk shtetit deri para pak
ditësh.U shemb miti i fshatit antishtet e antiligj. Një ndërmarrje që duhet
përshëndetur.
Kjo tregon se, kur shteti e ka
seriozisht, domenet e krimit janë të përkoshëm. Dhe të ashtuquajturit të fortë”janë veç ca
pleshta. Kjo është fitore edhe për lazaratasit, sepse e ndan përfundimisht atë
fshat nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës me gjithë pasojat, që
rrjedhin prej saj. Le ta harrojnë si një ëndërr të keqe. “të zhdrogohen” që të
vijnë në jetën normale. Mbi të gjitha, ky operacion është një goditje e
fuqishme, që i jepet mentalitetit të rrënjososur gjithë këto vite se puna e
pandershme të pasuron e të siguron mirëqënie. Pra, Lazarati u bë simbol i
pasurimit të paligjshëm, mentalitet ky që u formua sipas koncepteve ala
berishiane për kapitalizmin, si sistem i hurit dhe litarit, ku secili duhet
t’ia hedhë tjetrit, të mashtrojë, të grabitë sipas ligjit të xhunglës.
Berisha krijoi menatlitetin e rrezikshëm
se ligjet mjafton të shpallen, por në praktikë mund të shkelen nga më të
fortët, duke e kompromentuar që në fillim kapitalizmin, ende pa u ndarë mirë
nga socializmi. Shkelja e ligjit u bë ligjësi në shoqërinë shqiptare dhe
mosndëshkimi i tij u bë “kulturë” sunduese. Ky model i kapitalizmit shqiptar
apo ndryshe anarkodemokracia shqiptare u injektua thellë edhe në një pjesë të mirë të popullsisë dhe u
shndërrua në mentalitet dominues siç ishte dhe rasti i Lazaratit.Sepse ky ishte
vizioni i PD-së për kapitalizmin, prandaj lulëzuan piramidat ekonomike, një
kumar i madh ku luajtën si në një dalldi
kolektive të gjithë shqiptarët dhe humbën pasuritë e vëna me mund e djersë në
vitet ë para pas 1990-ës.
Pra, faji nuk është vetëm i lazaratasve, por
sidomos i politikës. Lazarati u shndërrua në fshatin simbol të kanabisit me
bekimin ë plitikës , të Partisë Demokratike vecanërisht, e cila e përdori
Lazaratin politikisht. E lejoi të kthehej i tëri në një rezervat droge, sepse e
kishte hambar elektoral. Pra Lazarati “ antikomunist” u bë Lazarati i droges. Ai ishte tashmë “fshati i Partisë, i përkëdheluri i saj. Dhe
jo vetëm për vota. Partia Demokratike kishte aksionet ë saj në drogën e Lazaratit.. Mirrte përqindjen e
saj të majme. Kështu u kriminalizua një fshat i tërë sipas parimit “shih rrushi
rrushin e piqu”.Prandaj :Rroftë liria! Rroftë demokracia! Rroftë kanabisi! Dhe një fshat i tërë u shndërrua në një fshat
narko-trafikant. Një fshat i dominuar nga drogomania, jo “për bukën e gojës”
sic do dekl;aronte kryekomunari i korruptuar i saj ( sepse cdo shtepi kishte me
tonelata) as për përdorim vetiak, por për
ta shitur, pra , për fitim.( nga media u tha se u dogj vetem këto dy ditët ë
fundi rreth10 ton drogë!. Dhe cfarë fitimi se! Miliarda! Prandaj rekrutonin dhe
argatë nga krahina të tjera të Shqipërisë, duke e shndërruar këtë fshat në një “Las
Vegas” për të varfrit e krahinave të tjera, sic e tha nje punëtor me mëditje i
plantacioneve të kanabisit këto ditë.Dhe
kjo është kaq ë vërtetë, saqë mjafton të shikoje investigimet e emisionit “fiks
fare” të Top channel, ku mbjellja dhe përpunimi i hashashit ishte kthyer në një
ekonomi familare dhe kjo bimë ‘ë bekuar” ishte kthyer në kulturën kryesore bujqësore
për Lazaratin. Dhe, meqë modeli i Lazarati nuk u ndëshkua për një kohë të gjatë,
kultivimi i saj u përhap në gjithë Shqipërinë.
Dhe absurdi ishte se, nëse qytetarët
e tjerë dënoheshin 5 vjet e lart për 5 rrënjë kanabis ( kujtoni një plakë 70 ë ca
vjece që ë kanë transmetuar edhe televizionet para disa vjetësh) te dera ë shtëpisë,
lazaratasit, që kishin mbjellë plantacione i gëzoheshin milionave që merrnin
kur shisnin prodhimin e bekuar. Për lazaratasit kanabisi ishte zbulimi më i
madh i demokracisë. Kjo histori duhet të merrte fund.Dhe erdhi momenti. Prandaj
ndëshkimi i tanishëm ka vlerë të madhe edukative, sepse krijon mendimin e shëndoshë
se mirëqenia duhet të bazohet në punën ë ndershme dhe të ligjshme.Ashtu sic bëjnë
shumica ë shqiptarëve.
Ky opracion i policisë së shtetit i
cjerr maskën propagandës së rreme antitrafik të PD-së dhe krerëvë të saj në
lidhje me seriozitetit ë “ kauzës” së tyre antidrogë dhe të ashtuquajturës “aleancë kombëtare kundër
drogës”.
Ë vërteta është e thjeshtë: po ta
kishte seriozisht PD-ja kishte kohë 8
vjet për ta bërë këtë, që po bën qeveria
ë tanishme. Por nuk mundi ta bënte për arsyen ë thjeshtë se ishte palë me
trfikantët e drogës. Se ia kishte parë hajrin kësaj pune. Luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës
posacerisht. e bën vetëm ajo qeveri që nuk ka pakte ë pazare me krimin. Me këtë
rast kjo qeveri i hoqi paq fare opozitës së drogës “kauzën” ë saj të vetme kundër
maxhorancës. Tani nuk i mbetet vec të sajojë ndonjë “kauzë” të re, që të mund të
mbijetojë politikisht dhe të mbajë rradhët ë shpartalluara të saj. Por modeli i
Lazaratit ndikoi në lazaratizimin e Shqipërisë( kanabisi u përhap kudo) saqë u bë problem ndërkombëtar dhe Lazarati u
bë i famshën në botë.
Por më e rëndësishmja ishte ndikimi
i tij në drejtësinë shqiptare ose lazaratizimi i saj ,në kuptimin ë inkriminit
ose shit- blerjes së drejtësisë. Për pasojë trafiku i drogës mbeti i pandëshkuar
dhe trafikantët bridhnin lirisht se e kishin blerë lirinë e tyre, duke paguar
prokurorët dhe gjykatësit, që gradualisht u bënë protektorë ë gardianë të
krimit të organizuar.
Kështu, shteti shqiptar po shndërrohej
në një shtet të mafias, ku ligji humbi kuptimin, u krijua aleanca ë krimit me
ligjin dhe politikën, një aliazh i rrezikshëm, që betonon shtetin e padrejtësisë,
ku qytetari i ndershëm s’ka ku të përplasë kokën. Pikërisht për këtë ky operacion i policisë është sinjali i parë
domethënës se shteti, kur e ka seriozisht, di ta mposhtë krimin dhe baronët e
krimit.Ky operacion i policisë duhet përshëndetur
nga të gjithë qytetarët e ndershëm që përbëjnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve
dhe të lerë mënjanë qyqet e Partisë Dëmokratike, që qajnë për trafikantët ë
tyre dhe anatemojnë policinë dhe qeverinë. Nga njera anë thonë se gjoja policia po bën show, nga ana tjetër se po ushtron terror psikologjik mbi banorët e
Lazaratit!Turbullirë ne kokën ë PD-se! Ndodh kështu pasi nuk ë mendonin kurrë që
qeveria do të ndërmerrte ndonjë aksion të tillë, që i demaskon keqas në sytë ë
opinionit publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Pa dyshim që ky është një sukses i
qeverisë dhe një fitore e qytetarëve të ndershëm.Por kjo nismë pozitive dhe
fitore për shtetin dhe qytetarët është një ogur i mirë, që ka rrezikun të
sabotohet e të dështojë nga drejtësia e korruptuar shqiptare. Qeveria duhet ta shpëtojë këtë fitore të saj
domethënëse, duke shpartalluar këtë drejtësi të korruptuar dhe ortake të krimit
të organizuar, gjë që ia kanë kërkuar, qysh kur erdhi në pushtet disa publicistë
( midis te cilëve dhe autori i këtij shkrimi)
dhe medie progresiste. Ndryshe, dështimi
do jetë katastrofal.
Le të shpresojmë se kësaj here
qeveria nuk do hutohet nga “sirenat” ë opozitës dhe ato “të pavarura”.Që të
fillojë të ndërtohet shteti i vërtetë ligjor, shteti i qytetarëve. Amin!
Botuar ne gazeten "Shekulli" date 22 qeshor 2014
Botuar ne gazeten "Shekulli" date 22 qeshor 2014
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου