BERISHA, RUGOVA, THAÇI
(Tre profile)
Nga
Petrit Qejvani
Ky titull sigurisht që e intrigon
lexuesin të arsyetojë e të kuptojë
arsyen pse këta tre personalitete të vecantë janë përzgjedhur për te qenë
pranë njeri-tjetrit. Por mendoj se një “përfshirje” e tillë nuk është aq pa
lidhje sa mund të duket. Dhe, qysh në fillim, me të drejtë lindin disa hamendje
për përzgjedhjen e këtyre personaliteteve politike. Për të mos u zgjatur me
kureshtjen që mund ta shoqërojnë lexuesin, po nis të shpjegoj edhe pse i kam
“grupuar” bashkë. Natyrisht për shkak të disa cilësive të përbashkëta.
Ë para: janë të tre politikanë
shqiptarë të një treve : të Veriut, pra gegë (i pari nga Shqipëria, dy të tjerët
nga Kosova ose nga “Shqipëria tjetër”).E
dyta: Kanë qenë të tre nxënës të shkollës komuniste ( Berisha dhe Rugova fuksionarë
partie: Berisha sekretar partie në fakultetin ë mjekësisë, kurse Rugova kryetar
i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa Thaçi,për shkak të moshës së re,
një i ri revolucionar, më tepër enverist se titist për shkak se te Enveri, si
shumë të tjerë aso kohe, shihte më shumë
anën nacionaliste se sa atë komuniste.Pra, e shihte atë më tepër si shqiptar se
si komunist. Ndërsa Berisha një komunist enverist ekstremist, Rugova një komunist
i tipit titist, më liberal se Berisha, jo thjesht për shkak se enverizmi ishte
një komunizëm radikal i formës më ortodokse, por edhe për shkak të profilit të
tij si intelektual i fushës së letrave, që zakonisht janë më liberalë.
Ë treta:Të tre shtatlartë, elegantë.
Të tre parapëlqejnë stilin klasik në veshje, ndonëse me nuanca e veta secili. Berisha
më strikt në stilin klasik, ku nuk harron edhe shaminë në xhepin e vogël të
xhaketës si një aristokrat, ndonëse në ADN-në shoqërore fshatar i zakonshëm, kurse
Rugova me shallin legjendar. Pra, një simbol krejt pesonal dhe origjinal. Që
s’e heq as në verë. Thaci nuk ka ndonjë shenjë të vecantë. E katerta:Të tre hynë
në politikë në momenete kthese të rëndësishme historike për vendet e tyre. Të
tre politikanë të tranzicioneve demokratike, kurse Kosova edhe të fitimit të
pavarësisë si shtet. Rugova parapelqen metoden paqësore, evolucionare të
ndryshimit politik-shoqëror, pra, është evolucionar, kurse Berisha e Thaci janë edhe revolucionarë.( Berisha është i gatshëm, në fakt, për të dyja,
sipas rastit. Mjafton zhvillimi traumatik i tranzicionit shqiptar ,sidomos viti
1997 dhe 1998 për ta ilustruar, kurse Thaci e provoi këtë metodë në luftën për
clirim). Këto ishin të përbashkëtat dhe disa dallime të përgjithshme. Le të
shohim tani profilin individual të
secilit.
BERISHA
Hyri në skenen poltike shqiptare në
një moment kthese të rëdësishme historike, kur po përmbysej komunizmi, Pas disa
artikulimesh kritike kundër disa dukurive të socializmit shqiptar në gazetat e
asaj kohe, ku kërkonte “zbutjen” e sistemit socialist, pra korrigjimin e tij,
shfrytëzoi me sukses lëvizjen studentore dhe, me instinktin makiavelist, doli në krye të saj dhe korri
edhe frutet e kësaj “aventure”. Fshatar në origjinën sociale, por pragmatist
dhe ambicioz. Që ka ardhur në kryeqytet për sfidë dhe bast me vetveten. Dhe, në
mungesë të një mbështetjeje nga të afërmit e vet, që ishin njerëz të thjeshtë,
gjen futjen në Parti si mjetin më të përshtashëm për karrierë.
Për futjen në lëvizjen studentore dhe manipulimin e saj ka
shumë hipoteza e hamendje, Vet ai e komenton si rastësore futjen në politikë. Të
tjerë mendojnë se është i vënë (qoftë nga Ramiz Alia, qoftë nga të huaj). Por
gjithcka mbetet e pavërtetuar. Karakterizohet nga guximi dhe energjia e
pazakontë, shoqëruar nga një egocentrizëm i pashoq.Nuk mendon dy herë për të njëjtën
gjë. Një ish komunist dogmatik, që sipas bashkëpunëtorëve të vet, të gozhdonte
me sloganet e partisë dhe citatet e Enverit, me të cilat kryqëzonte cdo kundërshtar
apo rival të tij në punë dhe organizatën e partisë. Kishte ambicie të mëdha, që
nuk i fshihte, ndonëse nuk i artikulonte hapur, por shpreheshin në ashpërsinë
dhe fanatizmin me të cilin mbronte “vijën e partisë” dhe parimet e saj.
Synonte shumë më lart se c’ishte. Dhe
nuk mbeti në vend. Arriti deri në
“Bllokun” komunist si mjek i klinikës së udhëheqjes komuniste, (mjek personal i
Hysni Kapos), por jo më tej. Dështoi të futej në listën e anëtarëve të KQ të
PPSH-së. Thuhet për motive të dyshimta, që lidhen me biografinë e së shoqes. Ndonësë
u suall rrotull familjes së Enver Hoxhës me lloj-lloj servilizmash, arriti vetëm
deri në fundin e varkës së fëmijve të tij në Drilon të Pogradecit. Dhe në atë
kohë mbeti vetëm te varka…Berisha është demagog i klasit të parë: s’e ka për gjë
ta bëjë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë ditën për diell. Gjithnjë i
eksituar në shfaqjet publike. Karizmatik deri në patologji. Flet vazhdimisht me
zë të lartë, edhe kur është në salla të mbyllura, si te ishte në shesh. Si një makinë e kurdisur. I
paturp deri në pacipësi I shet gënjeshtrat më të mëdha si të vërteta të
thjeshta. Përgjithësisht, kundërshtarin politik e konsideron si armik, pavarësisht
se nuk e etiketon si të tillë. Ka një konceptim “origjinal” për demokracinë: e
pranon opozitën, por me kushtin që ajo të rrijë gjithnjë në opozitë! Pushteti për
të është “prona e babës” që nuk duhet t’ia cënojë askush jet e mot. Patriot
“sui generis”. Bën retorikë patriotike më tepër se veprime patriotike. Por dhe
në retorkë është konrtadiktor. (kujto etiketimet ë UCK-së si “terroriste”,
“marksiste”, “enveriste” dhe thirrjen që delegacioni kosovar të mos e firmoste
marrëveshjen historike të Rambujesë, të rekomanduar nga amerikanët)
Ndërsa flet për Shqipërinë "nga
Bujanovci në Prevezë"
në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, u shet grekëve për interesa okulte detin e Shqipërisë, duke nënshkruar marrëveshjen antikombëtare me Greqinë, të cilën e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në një votim historik 9 me 0. I dominuar nga pasioni për pushtet, një lloj amoku politik, është gati të djegë Shqipërinë (si më 1997 dhe 1998) kur me militantët e tij sulmoi dhe pushtoi në një grusht shteti Kryeministrinë dhe radiotelevizioni shqiptar, ku u deklarua rrëzimi i qeverisë legjitime, duke e bërë Shqipërinë një shtet karagjoz para botës.. Njeri, që, për pushtet personal, sakrifikon shtetin. Një “Neron” shqiptar. Njeri pa skrupuj moralë dhe bindje politike, por me të vetmen “bindje” standarte: të qënit në pushtet me cdo mjet. Kjo është ideologjia, synimi, frymëzimi dhe vetë ekzistenca e tij politike.Deviza ëetij e tij : përjetë në pushtet. Vdekjen politike e njeson me atë biologjike.
në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, u shet grekëve për interesa okulte detin e Shqipërisë, duke nënshkruar marrëveshjen antikombëtare me Greqinë, të cilën e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në një votim historik 9 me 0. I dominuar nga pasioni për pushtet, një lloj amoku politik, është gati të djegë Shqipërinë (si më 1997 dhe 1998) kur me militantët e tij sulmoi dhe pushtoi në një grusht shteti Kryeministrinë dhe radiotelevizioni shqiptar, ku u deklarua rrëzimi i qeverisë legjitime, duke e bërë Shqipërinë një shtet karagjoz para botës.. Njeri, që, për pushtet personal, sakrifikon shtetin. Një “Neron” shqiptar. Njeri pa skrupuj moralë dhe bindje politike, por me të vetmen “bindje” standarte: të qënit në pushtet me cdo mjet. Kjo është ideologjia, synimi, frymëzimi dhe vetë ekzistenca e tij politike.Deviza ëetij e tij : përjetë në pushtet. Vdekjen politike e njeson me atë biologjike.
Në fillimet e tij politike u shfaq
si armik i korrupsionit me një retorikë thuajse komuniste, revolucionare dhe pas
tre mandatesh drejtimi u largua nga qeveria me opinionin gjerësisht të pranuar si i korruptuar keq dhe
familjarisht. Prandaj humbi thellë në zgjedhjet e fundit. Arrogant dhe fodull
kur është sipër, sevil dhe hileqar kur bie poshtë.Të zgjat dorën për ndihmë kur
është duke rënë në greminë dhe të jep
shkelmin sapo del prej saj..
Llafazan politik që nuk i gjendet i
dyti, në kundërshtim me natyrën e malësorit serioz dhe fjalëmatur. Sharësi më i
madh politik me një fjalor tipik të rrugës,
i paparë dhe dëgjuar në mjediset politike shqiptare të të gjitha
kohrave. Po të shprehemi me nje fjalor më popullor një telendar dalëboje. Pra.
si individ nuk përfaqëson asgjë pozitive të malësisë, të burrave të urtë të
saj, të shquar për vetpërmbajtje, të cilët e kanë për turp të merren me gratë,
pale t’i shajnë ato sic bën ky njeri me gratë e kundërshtarëve politikë, para
gjithë botës në foltoren e parlamentit. Që shpesh thotë me seriozitetin më të
madh marrëzira që i beson dhe vet. Përdor një fjalor të thjeshtë me një grusht
fjalësh para turmave, që i eksiton dhe eksitohet prej tyre. Zakonisht fjalët i
shoqëron me një dinamikë lëvizjesh e gjestesh e mimike sa teatrale, aq dhe të
frikshme, që të kujtojnë mitingjet naziste për nga zhurma dhe histera. Vecanërisht
i pëlqyer për qytetarët ekstremistë me sjellje problematike. Aktualisht është në
fund të karrierës së tij politike, por nuk heq dorë prej politikës sa të marrë
frymë. Politika është si oksigjeni për të. Do të jetë me siguri objekt i
lakmuar studimi për politologët, psikologët dhe psikiatrit.
RUGOVA
Hyri në politikë thuajse në të njëjtën
kohë me Berishën, në fillim te viteve ’90. Inetelektual i mirëfilltë. Komunist
i shkollës titiste. Vinte nga përvoja e socializmit specifik vetadministrues
titist. Jugosllavia e asaj kohe quhej një vend i paangazhuar. Ish-kryetar i Lidhjes
së shkrimtarëve të Kosovës. Organizoi zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës si organ
legjitim paralel në kuadër të autonomisë së Kosovës, ndonëse me sovranitet të
paqenë (u përpoq të rikthente autonominë ë suspenduar nga Miloshevici), pa forcë
vendimmarrësë dhe nën “bekimin” e Serbisë. Ishte më tepër një lloj ushtrimi (Workshopi)
për pushtet se sa me efekte politike. I kontestuar nga kundërshtarët politikë të
Rugovës si lojë e Miloshevicit për të shuar pakënaqësinë dhe revoltën popullore,
që po ziente underground dhe do të shpërthente më vonë e do të conte te lufta e
UCK-së dhe clirimi I Kosovës. Por kjo përputhej me konceptet pacifiste të Rugovës,
por që situata e precipituar me shpejtësi në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë,dhe
ngjarjet e viteve 1998-1999. e zhvlerësoi.
Me pamje elegante, me veshje të
stilit klasik, sic e mbajnë zakonisht politikanët, por edhe me “teka” personale
si shalli emblematik si dhe jeleku i kuq, gjithashtu karakteristik. I shpenguar
në ecje, I natyrshëm, me një shkujdesje të kujdesshme. Me flokë të gjatë si
artist. I pakrekosur asnjëherë dhe në takimet protokollare dhe jo strikt dhe i
fryrë si Berisha. Kurdoherë simpatik dhe
i pranuar. Me fjale të kujdesshme, me tone të qeta, i përmbajtur edhe në
fushatat elektorale, por gjithsesi bindës. I bukur politikisht. Që besonte më
shumë të forca e fjalës se te intonacioni i shqiptimit të saj dhe
gjestikulacionet, që kërkojnë shtimin e efektit të fjalës.
Më tepër predikonte se premtonte, në
kontrast me politikanët e tjerë, sidomos me Berishën, që premton qiejt. Më tepër
besimtar se politikan. Me nje buzëqeshje thuajse standarte, ngazëllyese dhe
indiferente, që nuk të imponohej ta besoje pa tjetër. Që aplikoi pa sukses
gandizmin në politikë në Ballkanin e luftrave, i cili, në vend të fjalës me
fqinjin,, më shpesh ka përdorur pushkën.
Gandist nw Kosovë, në një një vend të
prapambetur me shumicë popullsie rurale dhe jo të mirëarsimuar, për shkaqe të
njohura nën sundimin serb. Që cuditërisht fitoi zgjedhjet e para pas luftës dhe
nuk i fituan partitë, që bënë luftën! Një tjetër enigmë dhe paradoks, nga ata që i prodhon vetëm realiteti shqiptar. Luajal
dhe korrekt me kundërshtarët e tij politikë. Shumë larg Berishës konfliktual.
Por nuk ka qenë një engjëll, gjersa hyri në politikë, e cila është “zona e
djallit”, një terren i kontaminuar, ku nuk mund të mos infektohesh. Me siguri
ka patur huqet e tij politike. Por këtë e dinë më mirë kundërshtarët e vet
politikë.
U bë president i parë i Kosovës së
lirë. Kundwrshtarët, dhe jo vetëm ata, e kanë akuzuar për tradhti me rastin e
takimit të shumëpërfolur me Miloshevicin në Beograd në kohën e gjenocidit serb
të 1998-ës Një takim i paqartë dhe i
“ngatërruar”, i relizuar me deshirën e tij, apo i “detyruar”? Sidoqoftë një takim stonues për situatën në të cilën u zhvillua dhe që ia uli kreditet politike e patriotike, qoftë edhe përkohësisht. Sot prehet në atdheun e vet të lirë, duke i mbyllur llogaritë politike dhe njerëzore përfundimisht. Tashmë i përket historisë së Kosovës. Edhe ky atdhetar sipas mënyrës së vet.
“ngatërruar”, i relizuar me deshirën e tij, apo i “detyruar”? Sidoqoftë një takim stonues për situatën në të cilën u zhvillua dhe që ia uli kreditet politike e patriotike, qoftë edhe përkohësisht. Sot prehet në atdheun e vet të lirë, duke i mbyllur llogaritë politike dhe njerëzore përfundimisht. Tashmë i përket historisë së Kosovës. Edhe ky atdhetar sipas mënyrës së vet.
HASHIM
THACI
Ndonëse dukshëm më ri se Rugova e Berisha është bashkëkohës
politik i tyre. Hyri në politikë nga lëvizja studentore antiserbe në luftën për
te drejtat kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavi (përkatesisht Serbi) dhe u
ngjit në krye të vendit (pas Rugovës) jo për “merita të babës apo xhajës”,por për
merita personale. Nga përfaqësues i protestave të studentëve në drejtues e përfaqësues
politik i UCK-së. Ka merita të vecanta për clirimin e Kosovës. Një luftëtar i cështjes
kombëtare. I shkolluar e formuar gjithashtu në Jugosllavinë titiste. Majtist- komunist
në origjiniën politike, si të tjerët, por
më tëpër enverist se titist për arsyet që thamë më lart.
Një njeri që vokacionin patriotik e ka
shfaqur në momente kulmore, sic ësht lufta. Dhe kjo nuk është pak Sepse atdheu
nuk clirohet cdo ditë! Ndonëse i ri, shumë më i ri se dy të parët, është i
matur dhe i pjekur si një burrë i vjetër. Elegant dhe karizmatik. Jo i lehtë për
t’u ‘kapërcyer” nga kundërshtarët e vet politikë. Me paraqitje të hijshme, me
veshje klasike, zyrtare si të gjithë politikanët. I dhënë më tëpër pas ngjyrës
gri dhe kostumeve me vija.me kravata të ngushta dhe kemishë me jakë klasike. I
saktë dhe i vndosur në ato që thotë. Dhe i vështirë për kundërshtarët e vte politikë, me gjithë
konsumimin në qeverisje.
Ndonëse ca i ngurtë në artikulim e
komunilkim, i zhdërvjellët në veprimet dhe kombinacionet politike. Nuk e fyen
opozitën, as e urrren e denigron kundërshtarin politik si Berisha. E akuzojnë për
korrupsion kundërshtarët e vet, por edhe zëra të pavarur. Nuk është ndonjë cudi
të jetë kështu, kur korrupsioni qeveritar
ka një shtrirje planetare. Në c’masë nuk dihet. Jemi në kuadrin e fjalëve, ndërsa
provat,deri tani, mungojnë. Kurse disa ish bashkëpunëtorë të tij të luftës dhe
të paqes janë nën akuzë për korrupsion nga drejtësia.
Nëse Rugova e ka mbyllur historinë e
tij politike dhe Berisha është në fund të saj, Thaci është ende i ri për t’i thënë
“lamtumirë” politikës.. Tani, vec ambicjes, ka dhe përvojën e drejtimit. Më 8
qershor ka betejën e radhës. Do të fitojë apo jo, kjo nuk dihet. Le të presim
votimet e 8 qeshorit. Por një gjë është e sigurtë, pavarësisht rezultatit të
votimit: ai do jetë lojtar politik afagjatë në skenën politike të Kosovës.
Epilog
Të tre: Berisha, Rugova, Thaci janë
pjesë e historisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Ata tashmë kanë hyrë në histori, sepse kanë drejtuar këto dy vende,
pavarësisht preferencave tona. Ne e kemi të vështirë të bëjmë një vlerësim të
ftohtë , qoftë edhe sipas skemave sintetike të Mao ce Dunit se njeri, per shembull, ka dy të mira dhe tri
të këqia apo e kundërta, tjetri ka tri të mira dhe dy të këqia. Nuk vlerësohen
kaq lehtë figurat historike. Këtë e bën historia. Se c’do thotë ajo për ta, kjo nuk dihet me saktësi. Por gjykimi i historisë është më I ashpri
dhe më i drejti. Sidoqoftë, unë besoj, megjithatë, se historia do flasë më
pozitivisht për Rugovën dhë Thacin, se për Berishën.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου