PSE ATAKOHET REFORMA NË ARSIMIN E LARTË?
Nga Petrit Qejvani
As që pritej që reforma në arsimin ë
lartë të mos shkaktonte debate, miratime dhe mospëlqime të ndryshme nga aktorë
të ndryshëm, që lidhen drejtpërdrejt me pasojat e jetësimit të kësaj reforme. E
rëndësishne do të ishte që debati të bëhej mbi parime e jo vetëm mbi interesa.
Pasi jo gjithmonë parimet përputhen me interesat. Sidomos në momente të tilla
siç është shoqëria jonë sot, kur interesat dominojnë mbi parimet, ndonëse
shpesh mbulohen me parime.
Por a është e nvojshme kjo reformë?
Dhe pse i kundërvihen asaj? Dhe kush? Duke i dëgjuar shumë diskutime duket se
kundërshtimi ka devijuar nga rrafshi akademik dhe ka anuar nga aspekti financiar, pra, nga
paraja. Unë besoj se shumica e shqiptarëve do të ishin dakord për reformimin e
arsimit të lartë për ta bërë më kompetitiv me atë të vendeve të tjera, më
thjesht, për ta bërë të barazvlefshëm me to. Pra, forcimi cilësor i dijedhënies
dhe dijemarrjes, që do të thotë rritje cilësore e produktit universitar, që
konsiston në rritjen e nivelit akademik të trupës mësimore dhe të kërkesave
ndaj studentëve si domosdoshmëri për një brez të ri me formim solid, të gatshëm
për ndërtimin e një Shqipërie europiane të shekullit XXI.
Pra, cdo reformë ka objektivat e
veta, midis të cilëve njeri është themelor. Kurse në rastin tonë (pershkak të
korrupsionit të përhapur gjerësisht) objektivi themelor lidhet me një objektiv
tjetër, kësaj here moral, siç është lufta kundër korrupsionit edhe në këta “tempuj”
të dijes, që fatkeqësisht janë pushtuar, si kudo, nga “djalli” i korrupsionit.
Dhe kjo e kompromenton edhe prodhimin e këtyre institucioneve të dijes, ku
informaliteti dhe skarciteti janë në nivele shqetësuese. Pikërisht për këtë
shkak reforma do ndeshte në rezistencën e stafeve akademike të universitetve,
flmuri ‘shpëtimtar” i të cilëve do të ishte autonomia.
Pra reformës i kundërvihet
korrupsioni, i cili, në universitete mbulohet lehtë me një mantel akademik. Dhe
prandaj lufta ndaj tij këtu është e vështirë. Për këtë arsye qeveria duhet të
jetë e hapur dhe e vendosur ne synimet e reformës së ndërmarrë prej saj.
Vet kryeministri Rama para se të
vinte në pushtet e pati ngritur me forcë faktin që universtetet tona janë
kthyer në “fabrika të prodhimit” të diplomave false.. Dhe kishte të drejtë.
Ashtu siç ka të derjtë sot të kërkojë nëpërmjet reformës në arsimin e lartë,
kthimin e këtyre”fabrikave” diplomaprodhuese në funksionin e tyre natyral:
dhënien e diplomave me meritë.
Pra, universitetet duhet të kthehen
nga “zyra “ të shitjes së dijes në tempuj të dhënies së dijes. Mirëpo këto ditë
kryeministri deklaroi shtyrjen e reformës për më von. Kjo deklaratë e Ramës u
komentua në një të përditshme si dështim i reformës, pra, edhe i qeverisë. Dhe
jepeshin edhe disa arsyetime, sipas të cilave, kjo reformë ishte paralajmëruar
për të dështuar. Sidomos pas protestës së një grupi studentësh, që vinte fill
pas kudërshtimit të saj prej rektorit të universitetit të Tiranës dhe senatit
të tij. Pra, studentët ishin të manipuluar. Sigurisht, që reforma ka çështje të
diskutueshme, pasi nuk ka asnjë reformë 100% të pranueshme. Pasi nuk ka reforma
të përsosura dhe shteruese, sepse kështu do mohohej zhvillimi. Pra,nuk ka një
reformë për të mbyllur të gjitha reformat!
Por unë mendoj se zoti Rama nuk ka
hequr dorë prej reformës në arsimin e lartë. Ai, sipas meje, përkohësisht e ka
stopuar atë, më tepër si taktikë për të evituar shtimin e zhurmave të panevojshme ( në mos po
të ndonjë greve tjetër “urie”!?), tani në prag të marrjes së vendimit për
statusin e vendit kandidat nga BE. Me këtë rast Rama i ka dhënë kohë vetes dhe
qeverisë. Ndërkaq vërejtje dhe mendime të ndryshme ë të kundërta do të ketë
sërish. Kjo është normale. Por autonomia e universiteteve nuk mund të jetë
autonomi pa kufi, qoftë në planin akademik, kurrikular, e, sidomos, në atë
financiar, menaxherial.
Në universitetet tona ka shumëçka
për të ndryshuar, qoftë si proces dijedhënës e dijemarrës, qoftë si menaxhim e
administrim financiar. Pra, në këtë rast, vështirësia qëndron në planin moral.
Kjo është pengesa kryesore e reformës, baza e rezistencës, e kundërvënies ndaj
saj. Për fat të keq, universitetet tona (sidomos ato publike) janë kthyer në
tregje ku dijedhënia dhe dijefitimi janë shndërruar në dijeshitje dhe dijeblerje.
Pra, janë përmbysur raportet natyrale në marrëdhënien thelbësore pedagog-student,
ku pedagogu është bërë shitësi dhe stdudenti blerësi. Dhe këtu s’po themi
ndonjë gjë të re, veç po i emërtojmë gjërat me emrin ë përshtatshëm…Të gjithë
universitetet publike po funksionojnë si ndrrmarrje të paregjistuara në tatime.
Kurse rektorët janë pronarët e vërtetë të tyre. Natyrisht, ata nuk merren
drejpërdrejt me studentët (këtë ua kanë lënë pedagogëve) nuk turpërohen me 5mijë apo 10 mijë lek të
reja, që marrin ata për çdo student, por me 10 mijë euro e lart për çdo vend
pune për pedagogët e rinj. Shto këtu dhe fondet për projekte, djeta e udhëtime
“turistike”, të bëra e të pabëra, që i ndajnë e shpërndajnë sipas tarafeve dhe
qejfeve të tyre…
Siç shihet dhe dihet universitetet
janë kthyer në tregje informale me pedagogë që shesin nota dhe rektorë që
shesin vende pune. Dhe ky treg funksionon për bukuri sipas kërkesës dhe
ofertës! Ka blerës që duan diploma të shkollës së lartë, prandaj ka dhe shitës
së këtyre diplomave. Ka pedagogë, që duan vende pune në universitet, prandaj ka
dhe shitës ( rektorë) të veneve të punës
Prandaj dhe rezistenca më e madhe
dhe kundërshtimi kryesor i reformës është pikërisht për menaxherin dhe
administratorin e qeverisë( ministrisë) dhe jo për anën kryesore , atë të
përmbajtjes dhe kurrikulës, të procesit akademik, çka normalisht duhet të ishte
fusha kryesore e debatit. Pra. duan t’i shpëtojnë kontrollit shtetëror në
përdorimin e fondeve publike apo dhe të atyre që vijnë nga tarifat e studentëve.
Sepse janë mësuar me abuzime. Këtu duhet të godasë fort reforma, këtu duhet të mos
tërhiqet Rama.Sigurisht, ka probleme të shpërndarjes së këtyre fondeve në
mënyrë përpjestimore midis departamenteve, sipas efektivitetit dhe kontributit
që sjellin, jo patjetër material, por edhe intelektual ( këtu e kam fjalën për shkencat
e edukimit e ato të albanologjisë, kaq të nevojshme në kuadër të integrimit e
globalizimit), pasi ato pasqyrojnë identitetin tonë.
Por një gjë duhet të jetë e qartë:
gjersa qeveria është financuesi kryesor i universiteteve, ajo nuk mund të
zhvishet nga e drejta për të ditur ku shkojnë dhe si përdoren paratë e
taksapaguesve shqiptarë. Veç, këtu qeveria duhet të gjejë të tillë mekanizma që
ta bëjnë sa më të besueshëm e objektiv menaxhimin e këtyre parave. Këtu s’është
vendi për detaje, por këto mekanizma duhet të jenë gardianë të shpërdorimeve të
mundshme. Ndërsa shkalla e autonomisë është normale të varet nga shkalla e
aftësisë financiare të institucionit për të përballuar vet pagat e personeli
akademik dhe burokratik si dhe të projekteve të ndryshme Nëse i kërkon lekë
qeverisë, qeveria duhet të dijë dhe si harxhohen ato.
Autonomia është dhe duhet të jetë në
përpjestim me aftësinë “vetqeverisëse” të universiteteve. Pikërisht se autonomia
financiare është thembra e Akilit e universiteteve, prandaj dhe është pika më e
nxehtë e debatit të tanishëm. Për këtë arsye çdo kujdes apo kontroll i qeverisë
mbi të shkakton nervozizëm te kupola e universiteteve, Dhe kjo tregon se
objektivi themelor i reformës, që është ngritja e nivelit të stafeve akademike
në nivelin e vandeve të përparuara, modernizimi i procesit dijedhënës e
dijemarrës dhe përgatitja e brezit të europianëve të nesërm shqiptarë, nuk mund
të bëhet pa luftën kundër korrupsionit moral në universitete, që është në thelb
korrupsioni material. Dhe kjo nuk lidhet doemos me nivelin shkencor të stafit
akademik. Se jeta po provon që edhe profesorë të vërtetë vendosin nota (kjo
është më e lehta) dhe firmosin edhe doktoratura pa asnjë vlerë për hir
të…parasë!
Si kudo në shoqërinë tonë, për të patur një
ngritje të përgjithshme (në çdo sektor) duhet më parë një ngritje morale. Në
shoqërinë tonë beteja kryesore është beteja brenda vetes, është beteja morale.Gjer
tani ne ë kemi humbur atë. Pa fituar atë, cdo betejë tjetër ose çdo reformë,
është e dështuar që në nisje.Kjo është kryereforma. Nëse arrin të bëjë këtë,
Edi Rama i ka bërë të gjitha reformat!
Botuar ne gazeten "Shekulli" date 6.06.2014
Botuar ne gazeten "Shekulli" date 6.06.2014
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου