INFERIORË
EDHE NË SHTËPINË TONË
Nga
Petrit Qejvani
Mjaftoi që dhe një shenjtërim të çshenjtërohej (
deklarata shoviniste e kryepriftit serb Irinej për Kosovën) për të konfirmuar edhe një herë se njerëzit e fesë nuk
merren vetëm me punët e Zotit për të cilën janë thirrur nga i Plotfuqishmi, por
edhe me punët jo të paqme të “robit”! Por në këtë shkrim nuk do merrem me këtë
problem kaq të komentuar këto ditë. Do merrem vetëm me dy “incidente” të
vegjël, por që flasin shumë për shkak të qëndrimit asimetrik dhe pa kuptim të
forcave të policisë.
E para: Dy incidente, që do t’i
bashkoja në një për nga mjeti i përdorur dhe qëllimi : flamuri (përkatësisht ai
shqiptar dhe ai serb), të demostruar nga dy grupe të rinjsh, respektivisht shqiptarë
dhe serbë, para katedrales, që po shenjtërohej në ato çaste dhe që ruhej me
vigjilencë nga policia. Nëse të dy grupet e të rinjve provokuan të njëjtin
“incident”, policia mbajti (nuk e kuptoj pse) dy qendrime të ndryshme : të
rinjtë shqiptarë u shoqëruan në polici, kurse të rinjtë serbë, pa u shqetësuar
fare, bënë edhe një foto me flmurin serb. Nëse veprimi i të rinjve shqiptarë u
konsiderua provokacion nga policia (!) , veprimi i të rinjve serbë ,që ishte
një provokim i hapur, u trajtua si dicka normale. Ç’donte të thoshte ajo shpalosje
e flamurit serb në mes të Tiranës?! “Trimëri” serbe, shovinizëm serb? Apo krekosje serbe? Kujt i bënin karshillëk
një grusht të rinjsh serbë në një ditë që s’ishte aspak ditë e tyre, as festë e
Serbisë, por në rastin më të mirë, një ditë festive për ortodoksët shqiptarë në
radhë të parë? Le të ngrinin kryqin, po të donin, meqë ai është simbol i
krishtërimit! Por ata kishin ardhur “të armatosur” në Tiranë me shovinizëm e
nacionalizëm agresiv, provokativ se e kanë mësuar që, këtu, udhëheqësit e sotëm
shqiptarë ( të pas 90-ës) e kanë “qullur” patriotizmin për shkak të
servilizmit, në mos për diçka tjetër, që s’bie erë patriotizëm. Dhe ky ësht një
turp.
Nuk e di ç’udhëzime speciale kanë
marrë forcat e policisë me këtë rast, veç detyrës së garantimit të ceremonisë
dhe evitimit te ndonjë provokimi dhe përplasjeje të mundshme, që, ç’është ë
vërteta,s’do të ishte aspak e dëshiruar. Deri këtu në rregull.Por policia nuk
duhej të vepronte me dy standarte: të rinjtë shqiptarë (u tha se ishin të AK-së) t’i çonte në rajon të
policisë, kurse disa ultranacionalistë të rinj serbë t’i shihte e qetë në
provokacionin e tyre të neveritshëm! Ky është
jë turp dhe aspak një sjellje “moderne” e policisë sonë, sepse na
poshtëron , na bën inferiorë në shtëpinë tonë..
E mendojnë shefat e policisë
shqiptare si do sillej policia serbe sikur kjo skenë të transferohej në Beograd?
Pra, disa djem shqiptarë të shpalosnin flamurin shqiptar në mes të Beogradit?!
Do thonë të mos krahasohemi me ta?! Po pse?
Sepse serbët i respektojnë në
Europë e në botë më shumë se ne?! Serbët ç’nuk kanë bërë në shekuj kundër
shqiptarëve deri pak vite më parë dhe Europa mezi lëvizi nga vendi me
këmbënguljen amerikane dhe vazhdojnë ende të përkëdhelen nga Europa. Dhe u desh
dhe deklarata e “freskët” e shovinistit me veladon dhe kryq në qafë, Jirinej, qe ta degjonim edhe ne mes te Tiranes!
Boll me servilizëm dhe përulje ndaj
të tjerëve, sidomos kur këta të tjerë janë shovinistë të pandreqshëm, me një
antishqiptarizëm atavik, që vazhdon deri në ditët e sotme, siç ishte deklarata
politiko-shoviniste e Irinejt, identike me ato të politikanëve antishqiptarë
serbë!
Që qeveritarët tanë ( këtu e
përjashtoj Ramën, sepse ai ia tha në sy Irinejt atë që duhej) kanë treguar një
“mirësjellje” deri në servilizëm në raport veçanërisht me fqinjin e jugut, kjo
është provuar më se një herë. Por, të
arrijnë deri aty sa të na poshtërojnë edhe në shtëpinë tonë, si ky rasti i
fundit, kjo është e papranueshme. Dhe s’ka të bëjë fare as me mikpritjen tradicionale shqiptare, as me
parimet e njohura të reciprocitetit, që zbatohen në marrëdhëniet midis shteteve
apo institucioneve të ndryshme.
Por kulmi i turpit arriti në një "incident"
tjetër: atë kur policia largoi dhe shoqëroi në rajon një besimtare ortodokse shqiptare, e cila po protestonte në mënyrë kaq paqësore e simbolike, duke mbajtur në duar një portret të një ikone të ortodoksisë dhe kulturës shqiptare, Fan Nolit. Dhe për çudi, kjo nuk tërhoqi pothuaj fare vëmendjen e medias ( veç prononcimit të saj të qartë) dhe tregon se ne jemi bërë kaq “modernë”, kaq kozmopolitë, saqë s’na bën përshtypje nacionalizmi ynë, pra, patriotizmi, falë kontributit të politikanëve tanë “internacionalistë!”. Ky është një vetposhtërim në shtëpinë tonë. Ky veprim i policisë përbën një turp tjetër për ata që kanë dhënë këtë urdhër. Pra, është turp për shtetin shqiptar, që demotivon ndërgjegjen dhe ndjenjat atdhetare të besimtarëve shqiptarë. Sepse vërtet ortodoksia është një si besim (fe) universal, por është edhe nacionale, pasi aplikohet në kombe e shtete te ndryshme, në gjuhë të ndryshme, domethënë ka dhe nuanca e ngjyra kombëtare. Pikërisht këtë kërkonte ajo besimtarja ortodokse e vetmuar ( sa keq!) para katedrales. Siç tha ajo para medias, protestoj që mesha në kishat shqiptare të mbahet shqip, siç bëri Noli. Pra, thjesht kërkoi një të drejtë, që ia jep kanuni i Kishës Autoqefale Shqiptare për të cilën janë martirizuar dëshmorët e saj. Se dhe kisha shqiptare ka martirët e saj.Shkurt, ajo kërkonte dinjitet kombëtar. Prandaj kishat ortodokse janë edhe kombetare brenda ortodoksisë, si kisha greke, kisha serbe, kisha ruse, ajo polake, rumune etj. Pse në Rusi apo Serbi nuk nuk meshohet greqisht? Spse ato vende kanë zot (jo Zotin në qiell që është NJË për të gjithë, po zotërit e shtëpisë), qeveritarët e tyre. Këtë duhet të kuptojnë politikanët tanë, të jenë më dinjitozë, sepse kështu ngrihet dhe dinjiteti i atdheut. Bile, mendoj se “protesta” ishte shumë e vogël.Në krah të besimtares së vetmuar duhet të kishte më shumë besimtarë ortodoksë me portrete të martirëve dhe prijësve të ortodoksisë shqiptare si Papa Kristo Negovani, At Stath Melani. Visarion Xhuvani, Fan Noli etj. Sigurisht, pa parrulla ofenduese dhe fyerje. Njëlloj si ajo besimtarja e vetmuar. Dhe kjo do të ishte diçka e bukur dhe dinjitoze në kuptimin fetar dhe kombëtar. Çka do të tregonte se besimtarët shqiptarë nuk janë thjesht “dele” të disa barinjve, që s’bejnë vetëm punët e Zotit...

Por ,si në politikë, edhe në fe (midis besimtarëve), ka hyrë përçarja dhe manipulimi nga të huajt. Veçanërisht
krerët e besimeve (në rastin konkret ata ortodoksë) janë manipuluar nga kisha
greke dhe, për arsye të ndryshme, por jo të paqme. kanë bërë kompromis në
kurriz të shqiptarizmës, që ka qenë një komponente e përhershme e besimit ndër
shqiptarët. Dhe këtu, ndonëse jo drejtpërdrejt, roli i politikës dhe qeverive
duhet të jetë i tillë që, në raporte me të huajt, dhe veçanërisht me fqinjët, të
jemi të barabartë dhe pa komplekse. Duhet të kemi gjithnjë parasysh të vërtetën e thjeshte se askush nuk të respekton, nëse nuk respekton veten.
Botuar ne gazeten SOT, date 12.06.2014
Botuar ne gazeten SOT, date 12.06.2014
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου