ANTIENVERIZMI SI
ANTI-ANTIFAZHIZËM
Nga
Petrit Qejvani
Përkujtimi i një zinxhiri ngjarjesh në
kuadër të 70-vjetorit të clirimit të atdheut, siç ishte së fundi edhe
përkujitimi i Kongresit të Përmetit, për situatën aktuale të ekstremizuar midis
palëve politike në Shqipëri, normalisht do të shoqërohej me polemika dhe
replika të ashpra mbi natyrën e Luftës antifashiste dhe rolit të aktorëve
politikë të saj.Veçanërisht, siç e kam thënë dhe herë tjetër, këtë situatë do
ta tensiononte “rishfaqja’ e Enver Hoxhës si protagonist i këtyre ngjarjeve.
Dhe ky është “problemi” ose sjellësi i “keqkuptimeve’ apo më mirë i
kundërkuptimeve e këndërshpjegimeve të asaj periudhe. Por edhe të fushave jopolitike
sot si për shembull “shfaqja” e tij edhe në debatin për gjuhën standarte!...
Qëndrimi ndaj figurës së Ë .Hoxhës,
me fjalë të tjera, do ishte “guri i provës” për një trjatim realist e objektiv të
Luftës së Dytë Botërore, në terrenin shqiptar. Por gjetja e objektivitetit, pra
e asnjëanësisë, sidomos nga e djathta, është një mision i mundimshëm, në mos i
pamundur në klimën ë sotme plitike shqiptare, që realitetin e sheh ende sipas
parimit bardhe zi, edhe 70-vjet pas mbarimit të saj dhe kali i betejës vazhdon
të jetë ende antikomunizmi, ndonëse atij tashmë i kanë rënë patkonjtë.
Çështja .është se E.Hoxha nuk mund
të ndahet nga nga Lufta antifashiste e popullit shqiotar, të udhëhequr prej
Partisë Komuniste. Sepse është alogjike që të vlerësohet pozitivisht Lufta
antifashiste nacional-çlirimtare dhe të vlerësohet negativisht figura qendrore e
saj.Prandaj kontestimet dhe sulmet e së djathtës sot ndaj E. Hoxhës si
protagonist i Luftës, janë vijim i
qendrimeve të kolaboracionistëve të djeshëm, të cilët Ë. Hoxha i nxori nga
skena politike. Duke i goditur ashtu siç nuk ë kishin menduar.ndonjëherë. Kjo
është një pozitë jo e lakmueshme për të djathtën “e re” me mentalitet të
vjetër, e cila ende nuk ë ka marrë veten nga shoku i 70 e ca viteve më parë dhe
në thelb nuk e vlerëson luftën
çlirimtare të shqiptarëve kundër fashizmit e nazizmit,vetëm ë vetëm se atë e
udhëhoqi PKSH dhe, sodomos E.Hoxha, i cili nuk duhet të ishte clirimtar, sepse
ishte komunist!...
Pra, antienverizmi i së djathtës sot
për luftën antifashiste është, veç anakroniiik
(të kujton gjuhën politike të Mit’hat Frashërit) vetdemaskues dhe aspak një
qendrim patriotik, megjithë epitetet patriotikë që përdor kundër Enverit. Balta
që e djathta hedh sot mbi E.Hoxhën e kohës së luftës është një përpjekje e
dështuar për të pastruar fytyrën e përbaltur keq me kolaboracionizëm të etërve
të saj. Sepse ajo e “godet” E. Hoxhën në pikën e tij më të fortë, aty ku ai
është i pacenueshëm. Sepse për periudhën e Luftës Ë.Hoxha është i pasulmueshëm,
pasi rezultati i saj qe çlirimi i Shqipërisë, një vepër madhore për çdo brez,
focë politike apo individ fitues. çka do ta kishin dashur shumë t’u takonte
atyre.” Baballarëve të kombit”! Pra, është zili politike dhe klasore. Por nuk u tha Enver Hoxha te mos
luftonin dhe bile te fitonin!...
Ndryshe është puna për periudhën ë pasluftës ku
E.Hoxha mund të atakohet lehtë. Dhe kjo ndodh se e djathta, për shkaqe
emocionale,. bie në kurthin aspak realist të shikimt të kundërshtarit dhe
dukurive sipas standartit joproduktiv “bardh e zi”. Sipas tyre E.Hoxha duhet të
jetë krejt i zi ( pa asgjë pozitive në jetën dhe veprën e tij), meqë ai u punoi
“të zezën” kundërshtarëve të vet politikë.Sigurisht, kundërshtarët e tij
politikë do të donin që ai të mos kishte ekzisuar fare, por kjo është thjesht
një dëshirë fantastike. Kurse ai ishte dhe, për të djathtën humbëse gjatë Luftës
së Dytë Botërore dhe pinjollët ë saj sot,
ai ende “është” dhe, për disa kohë akoma, “do të jetë” shqetësues. Sipas
kompleksit të fajit, që e mundon të djathtën antienveriste, por që ajo
publikisht dhe hapur nuk e pranon.
E.Hoxha u “hëngri racionin politik”,
duke i deklasuar dhe skualifikuar si klasa drejtuese të shoqërisë shqiptare.përfundimisht.
Dhe kjo për ta ishte një hata e vërtetë.Prej kësaj ushqehet gjithë ai mllef për
E.Hoxhën, i cili, nëse emocionalisht është i përligjur, racionalisht i bën
qesharakë. Sepse antienverizmi për vitet e Luftës nuk është antifashizëm dhe as
patriotizëm. Ai është thjesht anti-antifashizëm, domehtënë kolaboracionizëm.Dhe
nëse në kohën ë luftës ky qendrim ishte një herë faj, sot,pas 70-vjetësh, është
dyfish i tillë.Kjo tregon se djathta shqiptare nuk ka nxjerrë mësime nga
historia dhe ora i ka ngelur në kohën ë Luftës së Dytë Botërore. Figura e
E.Hoxhës. duan apo nuk duan përfaqësuesit e pasardhësit e së djathtës së
dikurshme kolaboracioniste, është, si çdo figurë historike, komplekse, me
dritëhijet ë veta. Nëse E.Hoxha gjatë Luftës për çlirim dominoi mbi të
ashtuquajturit nacinalistë, kjo ,sa meritë e atij vetë, është po aq dhe meritë e
tyre.
Edhe 24 maji i 1944-ës, për të cilin
e djathta revoltohet, është jo thjesht meritë ë komunistëve, por edhe e
nacionalistëve që me sofizmat dhe kolaboracionizmin e tyre ndihmuan Partinë
Komuniste të vinte e vetme në pushtet.Sikur të kishin vepruar ndryshe (të
kishin luftuar) Kongresi i Përmetit do të ishte një kurorëzim i Konferencës së
Pezës dhe shqiptarët do ta përkujtonin sot të bashkuar. Enver Hoxha i ka vënë
sërish në provë si të djathtët dhe të majtët (përjashto një grup të vogël “partish” komuniste. Të parëve se, si
ish-baballarë të kombit u ka ngrënë “racionin politik” në një moment madhor
kombëtar, kurse të dytëve,veç luftës dhe çlirimit, për të cilën edhe krenohen)
u ka lënë trashëgim edhe diktaturën, të cilën nuk e duan dhe e kanë “barrë mbi shpinë”
për shkak të origjinës politike.
E. Hoxha me sa duket do të jetë “protagonist”
i këtij viti jubilar të 70-vjetorit të çlirimit, së paku deri më 29 nëntor,
ndonëse e djathta nuk e njeh 29 nëntorin, që do të thotë nuk e njeh çlirimin e
atdheut, sepse Luftën nacional çlirimtare kundër pushtuesit ë quan “luftë
civile!... për “inat” të Enverit. Pra, antienverizmi i sotëm për Luftën
çlirimtare nuk është patriotizëm, por kolaboracionizëm “ i ri”. Natyrisht si mendim.dhe kjo nuk i nderon autorët
e tij.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου