DËNIM I
MERITUAR
Ka ca kohë
që më është prishur gjumi
Dhe kush ma
prish,unë atë e di.
Ma prish ti,
që rrugën humbe për te unë
Apo unë, që
humba rrugën për tek ti.
Por unë vet
nuk dija të të doja
Ndonëse ti
ishe gati gjithçka të ma falje...
Dhe prisje
mua që të veproja...
Kurse unë u
drojta nga vlera e thesarit.
Po,vet jam
fajtor që nuk të dashurova,
Që me ty dhe
veten luajta pa dashur, pa kuptim
Tani në
ëndrra ti më shfaqesh dendur ,
Sa gjumi më
është kthyer në një ankth pa mbarim.
Ç’do ëndërr
që shoh ka fytyrën tënde
Çuditërisht
të qeshur , që gjithnjë më fton të vij
Dhe unë, i
mbytur në djersë, shpejtoj hapat,
Por ty
asnjëherë, kurrë s’të arrij.
Dhe drita e
mëngjesit më bën të ndërgjegjshëm...
Si një
kirurg më pret në zemër, në shpirt
Në të
vërtetë unë e meritoj dënimin
Dhe, për të
qenë i sinqertë, e meritoj dyfish.
Petrit
Qejvani
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου