PETRIT QEJVANI
Nuk e di se ç’ke
Nuk e di se ç’bën
Krahët shpesh më kthen
Të më luash mendsh.
Vetullat tendos
Kur më ke përballë
Sytë i ul përdhe
S’më thua një fjalë.
Edhe unë s’të flas,
Si përgjigje, ty
Por flas me të tjerat
Kot, sa për zili…
Ti më thua plaç
Unë të them plaç ti
Por pastaj pendohemi
Bashkë,që të dy.
E di shumë mirë
Sa më “urren”mua
Ashtu si dhe unë
Që aq shumë të dua..
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου