Petrit Qejvani
Më në fund, tani që dimri po vjen frikshëm
Dhe pranvera jonë është një akuarel i mbyllur në kornizë
Unë dhe ti u kujtuam të ndezim zjarrin e gjakut tonë
Me shkëndijat e fundit të mbetura ende gjallë
Dhe të krijojmë një pranverë të vonë
Ku njeri-tjetrit t’i falim trëndafila të kuq si gjaku
(Që s’i dhuruam atëhere kur duhej, në stinën e trëdafilave)
Në vend të tëndafilave të gjakut të pasionit të harbuar
Vite më parë...
Kërkojmë pranverën tani, në pragdimrin tonë solid,
Që të ngrohemi pak...
Është von, e di.
Sidoqoftë,
Zjarret e mbuluar me hi,
Ngrohin më gjatë se ata me flakë...
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου