ALEANCA KUQ E ZI DHE CËSHTJA
KOMBËTARE.
Nga Petrit Qejvani
Dalja në skenën politike e Aleancës
kuq e Zi është shoqëruar me reagime të natyrave
të ndryshme. Disa e anatemojnë (Qeveria), disa janë përpjekur ta nënvleftësojnë,
ndërsa të tjerë e shohin si një forcë politike, që ka vendin e vet në spektrin
politik shqiptar. Kjo varet nga këndvështrimi. Mirëpo tani e shohin që Aleanca
nuk është një forcë politike që s’të “prish punë”, sikundër e patën menduar. Sot ajo është një realitet politik. Mund
të jesh a të mos jesh dakord me të, me ato çfarë artikulon ajo, por një gjë
duhet thënë qartë: ajo është një forcë
politike e natyrshme dhe ka terrenin e vet politik.
Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka në
shfaqjen e saj në politikën shqiptare. E veçantë është lindja e saj si
forcë politike, rruga e saj. E ardhur nga “zona e futbollit”( e artikuluar
fillimisht si një lëvizje tifozerie sportive për kombëtaren e futbollit) ajo u
shndërrua në një lëvizje politike.(Këtu mund të ketë një paralele, thjesht si
rrugë formimi, por jo më tepër, me “Forza Italia”. Dhe, veçoria tjetër : koha në të cilën ajo u formësua, në kontekstin e
një çështjeje kombëtare ende të pa zgjidhur përfundimisht, por në optimumin e
vet, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Si dhe të një situate të brendshme
në Shqipëri, që nuk kishte sesi të mos provokonte dhe nxiste ndjenjat
kombëtare, duke parë synimet konstante të fqinjëve tanë jugorë, të cilët ,
megjithë kostumin europian të shqyer që mbajnë, as që u shkon ndër mend të
heqin dorë nga ëndrrat e tye të vjetra për Vorio- Epirin, e shoqëruar kjo me
veprie konkrete si shtimi artificial i varrezave greke ne Shqipërinë e jugut, ndërhyrja
e“paqme” ë kishës greke në punët e kishës shqiptare (formalisht autoqefale),
zgjerimi artificial i hartës së minoritetit edhe atje ku historikisht s’ka
patur minoritarë, hapja e shkollave greke njera
pas tjertes në zonat jominoritare të jugut, diversionin me nështetësinë
dhe pensionet e akorduara për banorët e asaj, që në ëndrrat e tyre të sëmura
shfaqet si Epiri i Veriut (këto të shoqëruar edhe me deklarata hiç po nga
figurat më të larta të shtetit grek, si presidentët Stefanopullos (ky anulloi
takimin me presidentin tonë në Sarandë) dhe së fundi Papulias me rastin e
hapjes së varrezave të reja të ushtarëve grekë ku tha afërsisht se ata ranë në tokën e “të
parëve të tyre”! Dhe, qeveria shqiptare, duke bërë “diplomaci të madhe” i quan
këto thjesht pretendime të disa qarqeve nacionliste greke!! Pa harruar këtu
incidentet e hapura antishqiptare, jo të disa rrugaçëve, por të deputetëve të
parlamentit grek në Himarë, duke nxitur grupe të eksituara e të paguar të shanin
Shqipërinë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre dhe ku qeveria e paqenë shqiptare
mbylli gojën paturpësisht, në vend t’i ndiqte me ceremoni. Dhe, për t’u vënë kapak të gjithave,
falja apo shitja (kjo do vërtetohet një ditë) e ujrave detare në bregdetin e
Sarandës e vulosur me një akt të turpshëm ceremonial nga ministrat e jashtëm të
dy vendeve në prani të kryeministrave shqiptarë Berisha dhe Karamanlis në
sfond. Veprimet diversioniste e përçarëse të konsujve si ai i Korçes, nxitja e
përçarjes midis shqiptarëve shqiptarë dhe shqiptarëve, që ata i llogarisin për
grekë etj. Me një fjalë një vend pa zot.
Në këto rrethana kohezioni kombëtar i
shqiptarëve është meritë e vet patriotizmit popullor se sa e shtetit servil
shqiptar. Rast tipik është ai i Korçës, ku qytetarët shkonin t’u zgjidhte
problemet konsulli famëkeq grek dhe jo pushteti vendor. Pra, njhnin konsullin
si të parin e vendit.Kjo mund të krahasohet vetëm me vitin 1913, të quajtur
viti i mbapshtë. Pra, në planin ë brëndshëm,thënë shkurt, rënia e dinjitetit të
shtetit shqiptar, ishte faktori kryesor që “thirri” AKZ.
Një faktor tjetër është ekzistenca ë PBDNJ ose më drejt Partia e grekëve
minoritarë (pra një parti me natyrë etnike pavarësisht etiketës) që e shpjegon
dhe e përligj krijimin dhe ekzistencën e kësaj partie, si kundërpeshë.
Gjithashtu icidentet poshtëruese me shqiptarët në kufi apo me emigrantët në
Greqi, në kohën që reagimi i shtetit shqiptar nuk dukej gjekundi. Dhe për hir
të kësaj sjelljeje servile, grekët guxojnë të provokojnë edhe në nivel
qeveritar, siç ishte rasti i vendosjes kokëposhtë të flamurit shqiptar (me
dashje sigurisht) në takimin ë ministrit tonë të punëve të jashtme Panariti me atë grek.
Dhe tallja pastaj duke kërkuar ndjesë…
Nga ana tjatër, incidentet
antishqiptare të përsëritura në Maqedoni me një frymë të sëmurë urrejtjeje racore
kundër shqiptarëve, që fyhen, rrihen e bugosen pa të drejtë, doemos do ndikonin
në nxitjen ë ndjenjës kombëtare te fjetur pas 1990. Po ashtu cënimi i të
drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, arrestimet masive, shtypja me
dhunë e kërkesave të tyre të drejta etj. Pra, gjithë këta faktorë nuk mund të
kalonin pa gjurmë në ndërgjegjen kombëtare dhe në aktivizimin ë insinktit
natyral të solidaritetit të vëllait për vëllanë. Kjo është krejt normale.
Pra, shqiptarët tani e
ndiejnë dhe kanë edhe të drejtën jo vetëm të mendojnë për njeri-tjetrin, por
edhe të veprojnë për të realizuar aspiratën e tyre kombëatare si populli më i
vonuar në këtë çështje. Shkurt, shqiptarët duan të balancojnë me të drejtë ato
raporte që realisht deri tani (së paku deri më 1999) kanë qenë dukshëm në dëm
të tyre. Çështja këtu është që të vendoset simetria midis dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve dhe
fqinjëve të vet. Nuk ka pse shqiptarët të mos kenë shtetin e tyre kombëtar si
gjithë të tjerët. Pse tani është vonë? Tek e fundit për faj të Europës jemi
këtu.
Frika nga “Shqipëria ë madhe” apo nga ashtuquajturi nacionalizëm shqiptar
është një bllof i shpikur nga armiqtë ë Shqipërisë. Vet termi “Shqipëri e
madhe” i artikuluar prej të huajve,veçanërisht fqinjëve, nënkupton faktin që
Shqipëria aktuale është një “Shqipëri ë vogël”. Pra, vet autorët ë kësaj teorie
dhe përkrahësit e saj pranojnë, pa dashje. që Shqipëria e sotme është një pjesë
e asaj, që duhet të ishte Shqipëria e
tërë. Shqiptarët kanë të drejtën, si gjithë të tjerët, të kërkojnë Shqipërinë ë
pacunguar, pra Shqipërinë e plotë. Sa për frikën nga i ashtuquajturi nacionalizëm
shqiptar, kjo është një përrallë, që as ata që ë thonë nuk e besojnë.
Nacionalizmi shqiptar, edhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë, ka qenë një
nacionalizëm reaktiv, mbrojtës dhe i pasuksesshëm, pasi asnjëherë nuk kemi
pushtuar ndonjë vend tjetër, përkundrazi gjatë historisë vetëm jemi mbrojtur.(
Ndoshta do qe më mirë të kishim pushtuar dhe ne të tjerët!) Ë kundërta ka
ndodhur shpesh. Europa e sotme nuk u frikësua nga bashkimi i dy Gjermanive,
nacionalizmi i së cilës, pavarësisht ngjyrimit politik, ka shkaktuar dy kasaphana botërore, pa le të frikësohet nga
nacionalizmi rakitik shqiptar!.. Prandaj
dalja në skenë politike e një partie të tillë me theks të veçantë kombëtar e
plotëson skenën politike shqiptare me një akord të munguar apo të luajtur zbehtë
nga lojtarët tradicionalë politikë të pas 1990, sepse artikulon më qartë dhe më
fort çështjen kombëtare të vonuar të shqiptarëve. Spahiu pra i bie një akordi
të harruar apo të lënë pas dore nga forcat politike shqiptare. Në programet e
tyre këtë e kanë dhe forca të
parëndësishme tradicionale të politikës shqiptare, si ballistët apo legalistët,
që nuk e kanë forcën dhe zërin e duhur për ta bërë një gjë të tillë, për shkak
të konsumimit historik dhe tkurrjes(fosilizimit) fiziko- politike të tyre.
Ajo që i frikëson më shumë diplomacinë
europiane është teza e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën ose me, siç do ta
quaja unë, "Shqipërinë tjetër". Ndërkohë që mbeten jashtë kësaj hapësire edhe
disa ‘Shqipëri” të tjera të vogla. Kaq shumë e kanë copëtuar Shqipërinë, sikur
të ishte gjarpër!
Po ku është shkruar, në ç’libra të
shenjtë, se Shqipëria dhe shqiptarët duhet të jenë të copëtuar? Pse vetëm ky
popull në Europë duhet të dënohet? Cilat janë krimet e tij? Apo meqë Europa
gaboi një herë para 100 vjetesh dhe sot nuk e ndreq dot plotësisht gabimin? Apo mos ndoshta
është penduar në aksionin për çlirimin e Kosovës prej tiranisë serbe? Apo se
serbët kanë ende miq të fuqishëm? Apo, më tej, për shkak të rëndësisë më të
madhe gjeostrategjike dhe peshës specifike që ajo ka në Ballkan? Mund të jenë
të gjitha veç e veç ose dhe disa bashkë, duke përjashtuar librat e shenjte, që nuk parathonë asnjë ndëshkim
për shqiptarët.
Thuhet se bashkimi i shqiptarëve do
bëhet në Bashkimin europian! Dakord, atje do bashkohen të gjithë shqiptarë
,francezë, gjermanë, anglezë, italianë. grekë, serbë etj nese ky projekt i madh dhe i veshtire do te vijoje suksesshem. Pra, kufijtë do mbeten
simbolikë,..Por ama, kur shkon në Francë, ajo ka një kufi, ka një territor të
përcaktuar qartë, ka një administratë franceze. Apo Gjermania. Hyn në shtetin
Gjerman dhe nuk thua jam në Europë, po jam në Gjermani, jam në Itali etj.
Integrimin europian të shqiptarëve duhet ta paraprijë integrimi mbarëshqiptar,
ndërshqiptar, pastaj ai europian.
E kuptoj vështirësinë në të cilën
ndodhet Europa shumëzërëshe (që nuk ka një telefon, siç ka thënë Kisinger), por
procesi i bashkimit Shqipëri- Kosovë është plotësisht i mundshëm, nëse atë e
duan shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Sepse janë dy shtete sovrane, por
i njëjti popull, me kufij të përcaktuar e të pranuar ndërkombëtarisht dhe ne perputhje te plote me te drejten e shteteve sovrane dhe popujve per vetvendosje. Kështu që bashkimi i tyre nuk cënon
asnjë shtet, nuk prek kufirin e askujt. Shtetet sovrane (pa le shtetet me popullsi
homogjene) kanë të drejtën e vetvendosjes. Kjo nuk është në kundërshtim me asnjë kartë ndërkombëtare.
Por ndoshta nuk u shkon për shtat interesave të fqinjëve.
Por personalisht mendoj se, si
strategji, bashkimi i shqiptarëve është i pashmangshëm, ndonëse jo
afatshkurtër. Perspektiva është bashkimi. Këtu Aleanca Kuq e Zi mund të
kritikohet për nxitim. Si dhe Vetvendosja në Kosovë. Do të duhet ca kohë që
Kosova të konsolidohet si shtet dhe pastaj të mendohet për bashkimin, i cili do
të jetë një proces i paraprirë nga fusha dhe forma parashtetërore inegrimi, si
ai i tregut , doganave, arsimit, medias dhe më në fund do të vijë integrimi
politiko-administrativ ose njësimi politik shtetëror.
Sot mendoj se nuk mund të thuhet me
siguri formula e bashkimit. Opsionet dhe modelet mbeten të hapura. Por kjo nuk
do të thotë të mos mendojmë për bashkimin dhe sidomos, të mos veprojmë në favor
të bashkimit. Një atdhe i plotë, i bashkuar, i pacunguar është më i pasur, më i
fortë, më i respektuar se çdo pjesë e tij veç e veç. Nga ana tjeter nuk mund të
ketë dy shtete shqiptare në një Europë të bashkuar, e cila ende është një
proces dhe jo një përfundim.
Le të punojmë të gjithë në Shqipëri
dhe Kosovë për zhvillimin dhe prosperitetin e qytetarëve, për rritjen e
mirëqënies së tyre, për një shtet demokratik të vërtetë, për një shtet të
qytetarëve të lirë dhe të prosperuar, për një jetë dinjitoze. Kështu lehtësohet
bashkimi.
Bashkimi do të jetë një gjë e mirë
për shqiptarët, por edhe për fqinjët, të cilët duhet të mësohen të kenë aq sa
iu takon. Po të mbetej vetëm me çështjen kombëtare kjo parti do të ishte e një
spektri shumë të ngushtë, prandaj ata ë lidhën çështjen kombëtare me luftën
kundër korrupsionit të qeverisë Berisha, duke sulmuar kreun e qeverisë
veçanërisht, një gjë kjo krejt normale.Si dhe shtetin ligjor. Pra e zgjeroi
spektrin ë interesave të saj, duke u bërë më realiste dhe pragmatiste, duke iu
drejtuar interesave më të gjera shoqërore , duke zgjeruar kështu bazën ë
mbështetjes popullore. Nga perceptimi që vjen prej veprimtarive të saj politike
duket se ajo do jetë një parti parlamentare dhe ndoshta do ndikojë edhe në formimin
e qeverisë së ardhshme
10 mars 2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου