ZULLUMQAR
DERI NË FUND
Petrit
Qejvani
Berisha gjate karrierës së tij
politike ka bëre shume zullume. Dhe si çdo zullumqar i vetdijshëm edhe ai do ta mbyllë ciklin e tij politik
me zullume. Me një fjalë ai nuk ka
ndërmend të heqë dorë nga huqet e tij të vjetra politike.
Berisha është politikan i tipit “silur”, që do
të shkojë pa tjetër atje për ku është vettelekomanduar. Asnjë rrethanë, sado e rëndësishme,
nuk ndikon në trajektoren ë sjelljes së tij politike. Ai nuk i ndjen rrethanat,
kur ato janë të pafavorshme për të. Perkundrazi.
Duke qënë një politikan kotraversal
ai mendon se rrethanat duhet t’i përshtaten atij dhe jo ai rrethanave! Ai vepron si një makinë e kurdisur, që do ta
çojë deri në fund programin e vet. Edhe sikur kjo të ishte shkatërrimtare për të. Ai shpesh jeton në një
botë virtuale, produkt i delirit, paranojës dhe narcizmit të tij, jo vetëm
politik.
Me një kokëfortësi dhe fodullëk
provincial ai “harron” se shqiptarët politikisht e kanë rrëzuar më 23 qershor.
Pra, ai realisht nuk është kryeministri aktual i Shqipërisë, por kryeministër
dezhurn për muajt e verës. Mirëpo kjo nuk e pengon atë të marrë vendime,
ndonëse Kushtetuta ia ndalon, njëlloj si të ishte kryeministër i rizgjedhur.
Vazhdon të japë koncensione, të bëjë privatizimet e fundit të asaj ç’ka mbetur
nga prona publike, duke anatemuar opozitën-maxhorancë se ajo do t’i anullojë
këto vendime, duke i shtetëzuar sërish, duke dashur t’i trembë shqiptarët me
gogolin e Marksit…
Qëllimi i gjithë kësaj megallomanie
desktuktive është t’i lërë opozitës sa më shumë litarë nëpër këmbë. E gjitha kjo brenda “filozofisë” së tij të “ngrirjes së buzëqeshjes” fitimtarëve,
domethënë qytetarëve. Ndër vendimet e
fundit janë dhe ai për importimin e 2600 ton plehra nga Italia dhe Greqia, duke
i bërë karshillëk Kushtetutës dhe referendumit të pritshëm të dhjetorit për
mosimportimin e plehrave nga jashtë dhe maxhorancës së re, që ka deklaruar se
do ta anullojë ligjin për importimin e plehrave, ai për shkaterrimin e zonës së
ruajtur të Nartës, rishitja e dështuar e ARMO-s, falja e SHQU-së Partisë Demokratike e kushendi ç’do shpikë
derisa të dorëzojë çelsat e qeverisë, në mos po ndrron mendje në çastin e
fundit dhe i flak çelsat në lumë…
Natyrisht, të gjitha këto i
trumbeton në emër të kapitalizmit, paçka se pas tyre fshihen afera dhe
përfitime personale marramendëse. I mundur, por krenar, ai ecën serbes nga dera
e sallës së mbedhjeve të qeverisë deri te kolltuku i tij, thua se çudit
dynjanë.
Nuk e kuptoj pse televizionet e
japin paradën e tij nga hyrja në sallë te kolltuku i tij! Me sa duket ju pëlqen
ecja e Berishës, autoritarizmi i tij dhe fakti se ai mund të ishte një oficer i
mirë, sidomos për rreshtore!... Eshtë vërtet groteske dhe mbresëlënëse!! Mbetet që ministrat e tij të çohen në këmbë, kur hyn
ai triumfator, për ta bërë të plotë
“madhështinë” e ceremonisë rutinë. Ndërsa nuk kemi parë në mbledhjet e qeverive
të vendeve të tjera europiane një skenë të tillë, veç kryeministra të ulur, që
drejtojnë mbledhjet e kabinetit qeveritar.
Sigurisht, ky trim që s’e njeh tutën,
sillet kështu pasi deri tani, edhe pse ka djegur e shkatërruar Shqipërinë si më
1997, edhe pse ka bërë disa gjëma gjatë 8 viteve të çqeverisjes së tij, nuk ka
dhënë llogari për krimet e bëra.
Berisha, i mësuar me përkëdhelje
pikërisht kur duhej ndëshkuar, është si ai nxënësi problemetik i klasës, që
mësuesit duhet ta falin, edhe kur bën veprime të pahijshme, edhe kur prish
mësimin, se mos na ikën nga shkolla dhe përmbyset dynjaja…
Berisha bën pjesë në ata politikanë,
që as skuqen dhe as zvedhen, që nuk ë njohin as turpin, sa frikën. Pra, të
pacipë. Këta janë kategoria më e rrezikshme e politikanëve.
Me këta tipa sjellja më e efektshme
dhe rezultative është ndëshkimi. Dhe jo vetëm me votë, por dhe dënimi nga
drejtësia. Cdo sjellje tjetër në emër të tolerancës dhe luajalitetit , të
“shpirtit demokratik”, të trajtimit “human’ të opozitës do të thotë që Rilindja
të dështojë që në “lindje”.
Me Berishën
nëpër këmbë nuk ecet, pale të ecet shpejt!
Publikuar sot, date 11.08.2013 ne Tema online
Publikuar sot, date 11.08.2013 ne Tema online
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου