NJË MINUTË
(Kushtuar
asaj qe e meriton...)
Para
teje bëhem si fëmija
Që
gjëra të shtrenjta kërkon
Unë
kërkoj buzët e tua
“Po një minutë”- ti më ndalon.
Dhe e kuptoj se ç’do të thotë
Kjo
frazë e bukur, kaq e brishtë
Sa
herë të puth, pulit qepallat
“Po
një minutë , më pëshpërit.
Dhe
unë atëher më shumë të dua
Me
zjarr të puth, me mall në gji
“Po
një minutë”, ti prapë thua
Dhe
unë prap bëhem si fëmi.
Dhe
çdo gjë nis prap nga e para
Unë
prap të puth në buzë e sy
Ti
prap më thua “Një minutë”
Dhe
unë prap bëhem si fëmi.
Petrit Qejvani.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου