TY TË KËRKOJ
Mundohem
të të harroj ty,
Trupin
tënd-hapësirë e bardhë me valë të trazuara
Sytë
e tu-dritaret e mia
Buzët
e tua-afshin tim fërgëllues
Dhe
gjinjtë-kënaqësinë e gjumit tim ëndërrues
Që
vritet sa herë jam larg teje...
Dhe
jam i pafuqishëm të të harroj
Sepse
pa ty jam një pemë rrënjëdalë
Që thahet brenda ditës
Pa
ty më mungon pesha
Kaq
e nevojshme për ekuilibër
Dhe
bota më duket si një objekt butaforik
Që
shqisat i zhgënjen.
Kur
dua të të harroj
Trembem
të të harroj
Se
harroj veten.
Kaq
e vështirë është të të harroj
Sa
duhet të të kërkoj.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου