NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NUK ËSHTË
ENVERIZËM!
Nga
Petrit Qejvani
Ndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri
është një detyrë imperative, që diktohet nga shkalla e lartë e përhapjes së tij
vertikalisht dhe horizontalisht.Por korrupsioni nuk mund të luftohet pa
ndëshkuar të korruptuarit.Këtë e
kërkojnë shumica e shqiptarëve,
që e larguan Berishën dhe qeverinë e tij hajdute (të korruptuar tingëllon
goxha elegante dhe shumë e zbutur për veshët e shqiptarit të thjeshtë) me një
“revolucion elektoral” siç e kam emërtuar në një shkrim timin publikuar fill
pas zgjedhjeve të 23 Qershorit të vitit që lamë pas, për shkak të fitores së
gjerë të opozitës së atëhershme (sot maxhorancë) dhe të humbjes së thellë të
pozitës së atëhershme (sot opozitë).
Por këtë e kërkojnë edhe
ndërkombëtarët në raportet e ndryshme dhe deklararat e përfaqësuesve të tyre në
Tiranë, kryefjala e të cilëve është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar, duke e adresuar te nivelet e larta politike, pra, te korrupsioni
qeveritar. Sepse korrupsionin nuk e bëjnë fshesaxhinjtë dhe njerëzit e
thjeshtë, por elitat politike, ata që kanë pushtet dhe gjera të rëndësishme në
dorë.
Ndërkaq disa media të shkruara e kanë
artikuluar më qartë, duke u shprehur për herë të parë dhe drejtpërdrejt se
duhet arrestuar edhe Berisha si “gjenerali” i korrupsionit. Sepse lufta kundër
korrupsionit kthehet në një farsë, kur kapoja i tij krekoset jashtë, duke
shijuar gjahun e tij të majmë (paret e vjedhura të shqiptarëve), ndërsa
anëtarët e thjeshtë të klanit mund të shkojnë pas hekurave. Biles edhe ata ka
shumë gjasa të shpëtojnë prej ndëshkimit për shkak të mbrojtjes politike të
kapos së tyre dhe drejtësisë gjithashtu të korruptuar dhe frikësuar prej
Berishës, aleate të krimit.Por dhe të hezitimit qeveritar. Qeveria, ndonëse
verbalisht e përmend luftën kundër korrupsionit, praktikisht ka akuzuar dhe denonocuar në prokurori vetm
një ish-anëtar të kabinetit Berisha, ish-ministrin e mbrojtjes Imami. Aludohet
aty- këtu edhe për ish-ministrin e finanacave Bode, disa vartës të të cilit
janë arrestuar për afera të forta korruptive. Por vetëm kaq.
Për Berishën dhe njerëzit e tij të
familjes biologjike nuk është thënë asgjë, ndonëse provat për opinonin publik
janë të padiskutueshme si, të paktën, Gërdeci (ku direkt është implikuar edhe
djali i tij) spektakolar dhe 21 Janari i përgjakur. Dhe Berisha, lidhur me
këtë, iu përgjigj një medieje të shkruar ( me shumë gjasë e ka kërkuar vetë këtë) se arrestimin dhe
dënimin tim e kërkojnë “enveristët”! Por nuk ishte e qartë për cilët
“enveristë” e kishte fjalën : për ata shqiptarë, apo për “enveristët” e “qeverisë europiane” të Brukselit! Pasi më
tepër se “enveristët” shqiptarë (nënkupto qeverinë e re dhe Ramën, të cilin e
ka epitetuar disa herë si bllokmen dhe bile enverist, ndoshta dhe gazetat që
nxisin arrestimin e tij) kanë folur qartë “enveristët” e Brukselit.
Biles kroati Nikolla Vuljaniç, në deklaratën e
tij aspak diplomatike tha se ju nuk e morët statusin e vendit kandidat, pasi
nuk keni ndëshkuar ministra dhe kryeministra të korruptuar. Kjo ishte deklarata
më e fortë dhe e artikuluar më qartë e ndonjë përfaqësuesi të BE-së. Kurse një
pjesë e shtypit shqiptar e deshifroi, duke
shenjuar direkt Berishën .
Pas këtij “përkthimi shqip” të
deklaratës së zotit Vuljaniç reagoi shtypi pranë Berishës në mbrojtje të tij.
Por edhe vetë Berisha me sa duket u shqetësua, pasi Rama “është i
paparashikueshëm, bile, i ”sëmurë psiqik”, sipas doktorit pacient, patologjia
mendore e të cilit duket që larg dhe i ka shkaktuar Shqipërisë jo pak trauma..
Për këtë shkak Berisha gjeti rastin
të prononcohet në një medie shqiptare të shkruar, duke deklaruar se dënimin tim
e kërkojnë enveristët. Por kjo është një mbrojtje politike e dështuar, që
kërkon largimin e ndonjë “rreziku të mundshëm” dhe se Berisha e di fort mirë ç’ka
bërë gjatë qeverisjes së tij problematike. Për logjikën hileqare, por banale të
Berishës edhe Arvizu mund të jetë një "enverist” pasi ndryshimin e 23 Qershorit
e krahasoi me ndryshimin e vitit 1992,
që shënoi rënien përfundimtare të komunizmit!
Bile, nën zë, ndoshta dhe Obamën ai
e quan komunist për shkak të taksës progresive, që po aplikon dhe Rama.
Por le të zbërthejmë kuptimin që i
jep ai enverizmit në këtë rast, një kuptim që i kthehet nga mjet mbrojtjeje në
bumerang. Nëse dënimi i korrupsionit dhe të korruptuarve është enverizëm, kjo
është shumë interesante zoti Berisha! Nëse dënimi i hajduteve me çizme, që kanë
vjedhur pasuritë kombëtare dhe varfëruar shqiptarët, sipas jush është
enverizëm, kjo është gjithashtu shumë interesante nga ana juaj dhe i bën nder
enverizmit. Nëse ndëshkimin ë vrasësve të njerëzve të pafajshëm në bulevard me
urdhërin tuaj dhe kukullave tuaja e quani enverizëm, kjo prapë është shumë
interesante dhe i bën nder të madh
enverizmit!.. Nëse zyrtarët e Brukselit, që monitorojnë Shqipërinë për
zbatimin e ligjit dhe funksionimin e demokracisë problematike shqiptare ju i
konsuderoni enveristë, kjo është jashtëzakonisht interesante dhe e bukur dhe,
me siguri, i ka lënë pa mend burokratët e BE-së në Bruksel me kudërlogjikën
tuaj. Dhe së fundi, nëse zbtimin ë ligjit ndaj kujtdo që ë shkel atë , (edhe
ndaj jush si shkelës me të dyja këmbët i ligjit) sipas sentencës “ligji është i
barabartë për të gjithë” guxoni dhe e emërtoni enverizëm, kjo është
pakonceptueshmërisht interesante zoti Berisha dhe nderi më i madh që ju i bëni
enverizmit, ndonëse duke e ”sulmuar”!
Kjo është mbrojtja më e dobët që i
bëni vetes zoti Berisha. Ju keni punë me ligjin dhe zbatimin e tij dhe jo me
enverizmin, që nuk mund të zbatohet sot në Shqipëri dhe që do t’i kishte larë
shumë shpejt duart me ju, zoti Berisha. Ju e keni si alibi enverizmin për të
mbuluar fajësinë e padyshimtë për disa gjëma të bëra në “Epokën tuaj” të
sundimit antidemokratik dhe kleptokratik, të mbuluar me një demagogji dhe
vello të pistë antikorrupsioni, që e
sfilitën këtë vend të bekuar nga natyra (apo zoti, siç keni qejf ta përdorni
shpesh) që ju e katandisët me politikat tuaja destruktive, anarkike dhe
shkatërrimtare në të shëmtuarën e dheut, si natyrë dhe si shtet.
Dhe për këtë duhet të përgjigjeni,
ju fal a s’ju fal Edi Rama. Për këtë është ligji. Dhe ne shpresojmë se ligji një ditë nuk do trembet
nga ju, por do veprojë. Shpresojmë sa më shpejt. Kjo nuk do të jetë një
hakmarrje politike, sikundër e propagandoni prej frikës së ndëshkimit të
merituar. Por hakmarrje e drejtë ë shqiptarëve
të poshtëruar prej sundimit tënd arrogant dhe hajdut. Dhe duhet ta dini se
qeverisja e hajduteve dhe pushteti i hajdutëve nuk është më i mirë se qeverisja
dhe pushteti diktatorial. Prandaj
ndëshkimi i fajtorëve nuk është diktaturë. Prandaj zbatimi i ligjit nuk është
enverizëm.
Ky shkrim eshte botuar sot ne gazeten "SOT" date 10 janar 2014
Ky shkrim eshte botuar sot ne gazeten "SOT" date 10 janar 2014
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου