PETER LUKAS,
Ç’FARË SHQIPTARI!
Nga
Petrit Qejvani
Të hënën e kësaj jave, i ftuar i
radhës në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga ishte
shqiptaro-amerikani Peter Lukas. Ai është i njohur në Shqipëri me dy-tre libra
të shkruar enkas për Shqipërinë, duke filluar nga Lufta e Dyrtë Botërore deri
në ditët tona. Nga kjo pikëpamje nuk pritej ndonjë gjë e re prej tij dhe
intervista ishte pothuaj lineare dhe e shtruar.
Pjesa më interesante e saj ishin pikëpamjet
ë tij për Shqipërinë e pas viteve ’90 si dhe vlerësimi i liderëve politikë
shqiptarë, duke filluar nga Enver Hoxha, Sali Berisha , Fatos Nano e deri te
Edi Rama. Dhe këtu ai ishte përgjithësisht realist. Kishte simpatizuar Berishën pas 1990-ës,por, sikurse tha, ishte
zhgënjyer prej tij, sepse ai nuk kishte përmbushur pritshmëritë ë tij dhe të
diasporës shqiptare të ShBA-së.
Kurse tani simpatizonte Ramën,
ndonëse , siç tha pak më poshtë, në ShBA simpatizon republikanët, duke theksuar
bile, se , nëse Shqipërinë (shtet demokratik) nuk e bën as Rama, atëhere ajo
nuk do të bëhet!..Kjo ide në fakt, me gjithë një dozë realizmi, duket ca
fataliste, megjithëse mbështetet nga shumë njerëz në Shqipëri.
Bile këtë e theksoi më tepër
ambasadori amerikan në ikje Aleksandër Arvizu, i cili tha në një deklaratë të
ditëve të fundit se ky është shansi i fundit i Shqipërisë. Deri këtu intervista
e zotit Lukas ishte pa”kërcitje”, pa ndonjë prurje befasuese.
Por dukej që në bindjet politike nuk
ishte i qëndrueshëm (edhe pse burrë i vjetër).
Nga ish-simpatizant i demokratëve bëhet simpatizant i republikanëve (asgjë e
keqe), duke deklaruar açik se presidenti Obama nuk është një president i mirë.
Kjo, sipas tij, për shkak të politikave të tij sociale, që nxisin
dembelizmin..Por edhe sepse ai shkon me pushime të gjata në një kohë që në ShBA
është rritur papunësia!...
Por kulmi i intervistës së tij ishte
pikërisht kur iu përgjigj pyetjes së zonjës Xhunga për të justifikuar kalimin
nga prodemokrat në prorepublikan. Sipas tij, ai e kishte bërë këtë, pasi demokratët
kishin shkatërruar(!) familjen amerikane.
Deri këtu intervistën e kisha
ndejkur më tepër për rutinë, por, kur dëgjova këtë pohim skandaloz dhe
mendjelehtë, thashë me vete: bëra mirë që e ndoqa deri në fund! Ky ishte
xhevahiri i intervistës! Dhe s’mund të mos qeshja me të madhe.
Mirëpo ishte kaq paradoksale, sa nuk
kishte sesi të mos pyesja veten : vërtet e tha, apo më bënë veshët mua? Dhe, për siguri, i drejtohem dikujt, që po e
ndiqte bashkë me mua, i cili ma konfirmoi këtë. Kjo, besoj, i ka çuditur edhe
shumë shikues të tjerë, që e kanë ndjekur me vëmëndje emisionin për shkak të
lajthitjes exellente të zotit Lukas, që, në ato çaste, u shfaq si një shqiptar
i prapambetur i kohëve të shkuara, kur tha se demokratët amerikanë me
pikëpamjet dhe reformat ë tyre, duke nisur nga presidenti Lindon Xhonson, e
kanë degjeneruar familjen amerikane, që kur vendosën që... gratë të delnin në
punë!? Si pasojë e kësaj, tha ai, sot në SHBA 70% e grave me ngjyre dhe 60% e
grave të bardha kanë fëmijë jashtë martese! Pra, sikur gratë amerikanë t’i
mbanin në shtëpi, do kishin shpëtuar nga ky siklet!...
Domethën përgjegjës për moralin e
shoqërisë amerikane janë demokratët! E pa dëgjuar! Ky në fakt është një “lajm”.
Nje deklaratë e tillë nuk mund të
mos të të bejë për të qeshur dhe, menjëherë, zoti Lukas para syve m’u shndërrua
në një burrë te vjeter zakonlli shqiptar të kohëve të shkuara, si i dalë nga
kanuni i Lekë Dukagjinit.
As që nuk mund te përfytyrohet një
qytetar amerikan me mendësi të tilla ne kohën e sotme. Bile, mendësi të tilla i
kanë kapërcyer dhe burrat shqiptarë në
masë me kohë. Një pohim i tillë ishte vërtet një zbulim dhe pjesa më
zbavitëse e intervistës. Dhe këtu, veç
te tjerave, më bëri përshtypje edhe qetësia me të cilën e priti gazetarja
Xhunga, së cilës, me sa duket, nuk i bëri përshtypje.
Një deklaratë e tillë ishte një
lajthitje, mendova në çast. Por ai vazhdoi ta mbronte duke e ilustruar dhe me
shifra.
Nuk e di sa e vërtetë është kjo statistike, por edhe nëse
është, kjo tregon krizën morale të shoqërisë amerikane dhe të kapitalizmit në
përgjithësi.
Kjo është shoqëria e sotme moderne dhe s’duhet
të pretendojmë që kapitalizmi e ka gjithçka të mire.
Kështu. shqiptaro- amerikani Lukas u
shfaq një shqiptar sojlli, nga ata te maleve tona kreshnike, që moralin e gruas
e ruajnë, duke mbajtur gruan në shtëpi!
Thoni po deshët që Amerika s’është e
çuditshme dhe e pasur me gjithçka! Thoni
po deshët që edhe shqiptarët që lindin në Amerikë, si zoti Lukas, mund të bëhen
nje ditë amerikane!
Botuar ne gazeten "SOT" 08.10. 2013
Botuar ne gazeten "SOT" 08.10. 2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου