NJERËZIT APO SISTEMI?
Nga
Petrit Qejvani
I
ndodhur përballë korrupsionit të llahtarshëm të administratës shtetërore dhe
dëshirës për goditjen e tij,
Edi Rama është shprehur më se një herë, në Shqipëri dhe jashtë saj, se fajin e
ka sistemi dhe se dënimet nuk mjaftojnë
për këtë. Shprehimisht ai ka deklaruar se nuk janë njerëzit që korruptojnë
sistemin, por sistemi i korrupton njerëzit. Kjo është si ajo historia e
pulës me vezën: pula vezën, apo veza
pulën? Parë më thellë, në rastin konkret nuk është tamam kështu. Nëse Rama e ka
fjalën për kapitalizmin si sistem, që korrupsionin e ka diçka të natyrshme, si
grasua për boshtin e rrotës. është tjetër gjë. Nëse e ka për versionin shqiptar
të kapitalizmit, kjo është një gjë tjetër. Por duket se me këtë te dytin e ka, pasi
në Londër pyetjes se si do të bëjë të mundur luftën kundër korrupsionit në
administratën publike me përmasat
endemike që ai ka, iu përgjigj se në Shqipëri ka probleme të mëdha me
korrupsionin, por kjo ka të bëjë më tepër me sistemin se me njerëzit (me
individët e korruptuar). Dhe, për ta ftilluar më tepër këtë ide, tha se, po të
jetë në Angli një zyrtar shqiptar nuk vjedh dot, sepse nuk e lejon sistemi. (në
të vërtetë edhe në Angli mund të vjedhë një zyrtar, por e dënon drejtësia,
sistemi). Ndërsa po të vijë një zyrtar
anglez të punojë në Shqipëri do të korruptohet, pasi e lejon sistemi.(
sepse nuk e ndëshkon drejtësia, sistemi.) Domethënë kemi të bëjmë me një sistem të deformuar totalisht. Pra , është sistemi që e favorizon
korrupsionin, që e korrupton njeriun. Në të vërtetë drejtësia, që nuk e
ndëshkon korrupsionin. Pra, fajin e ka sistemi, domethënë dejtësia. Dakord.
Por unë mendoj se në këtë “lojë” njerëzit janë të parët, sepse ata e bëjnë
sistemin dhe jo sistemi njerëzit.
Por
le të mbetemi te koncepti i Ramës, le t’i japim të drejtë atij. Atëhere pyesim
: si do të ndryshojë sistemi? Si do të pastrohet ai? Kush do ta shpëtojë sistemin nga kalbëzimi? Reformat, thotë Rama.
Por ato nuk janë shkopi magjik, që automatikisht i lan hesapet me
korrrupsionin.
E di që të
kritikosh është më lehtë
se të bësh. Por ja që (si shumë të tjerë) unë kam zgjedhur "të kritikoj”, ndërsa Rama ka zgjedhur ”të bëjë”...Reformat, thotë Rama. Po, themi dhe ne.
Reformat, që do të thotë ndryshimet
ligjore, ligjet e reja që do të
miratohen. Por dhe këto do t’i bëjnë njerëzit (përfaqësuesit politikë), dhe, c’
është më e rëndësishmja, do (duhet) t’i zbatojnë po njerëzit. Sepse ne calojmë
jo se nuk kemi ligje (bile i kemi si Europa), por se te ne nuk zbatohen ligjet
dhe ato duhet t’i zbatojnë njerëzit. Po cilët njerëz? Ata që punojnë e jetojnë
në Shqipëri, sigurisht. Por për pjesën më të madhe të administratës publike
korrupsioni është bërë si frymemarrja. Këtë e dine shqiptarët dhe të ndërkombëarët.
Ndaj,
për të patur sukses në luftën kundër korrupsionit, qeveria duhet të ketë aleate
kryesore drejtësinë. Ndërkaq drejtësia shqiptare është e akuzuara e madhe për
korrupsion. Ajo i ka kthyer
shpinën ligjit dhe qeverisë. Këtë e di
Rama, prandaj i vjen mëndja vërdallë dhe nuk po mund ta terezisë këtë situatë. Nga
njera anë e ka objktiv të shpallur që në fushatën elektorale luftën kundër
korrupsionit, bile e kishte kalin e betejës elektorale, nga na tjetër është nën
trysninë e pritshmërisë së shumicës së shqiptarëve se do ndëshkohen hajdutët
dhe vrasësit . (është fjala për 21
janarin e 2011). Edhe pas tre vjetësh nuk ka asnjë të dënuar për këtë
ngjarje tragjike dhe ndërkombëtarët e kërkuan sërish ndëshkimin e fajtorëve me
rastin e tre vjetorit të vrasjes së tyre.. Atëhere c’pritet?
Pra, Rama është i vonuar në reformën në
drejtësi, ndoshta i intimiduar edhe nga ata që duhet të ishin sot prapa
hekurave apo dhe ndonjë faktor brenda koalicionit. Por Rama është në hall edhe
për shkak se drejtuesit e insitucioneve të drejtësisë janë njerëz të Berishës,
pasi ustai i vjetër i rregulloi mirë “gurët” para se të ikte, duke vënë
njerëzit e tij besnikë në krye të insitucioneve që kanë (quhen) statusin formal të pavarura.
Me
këtë trupë gjyqsore të korruptuar as që bëhet fjalë për ndonjë rezultat në këtë
luftë. Po ku t’i gjejë Rama njerëzit e pakorruptuar? A nuk e sheh ai se sistemi
i dejtësisë është një qark i mbyllur prej të korruptuarish me një solidaritet
të pacashëm, pa pikën e moralit dhe të vullnetit për të dënuar qoftë dhë një
zyrtar të vetëm të lartë të akuzuar për korrupsion? Pa le (ruajna zot!) të
dënojnë ndonjë të sërës së tyre! Dhe këtë s’e bëjnë thjesht për solidaritet profesional, por se thellë në
vetdijen e tyre e dinë që edhe vet janë njëlloj të korruptuar dhe, pra,
meritojnë të ndëshkohen. Për këtë mjafton të përmendet rasti flagrant me
kryegjyqtarin dhe prokurorin e Pukës apo me gjyqtarin e Durrësit, që bëri të
mundur lirimin, për shkak të shkeljeve proceduriale, të një krimineli që , pasi doli nga burgu,
vrau një komisar policie etj. Pra, edhe kur faktet bëjnë “mu” gjykatat nuk
ndëshkojnë të pandehur nga “raca e tyre”, por i lirojnë si të pafajshëm. Kurse
fajtore mbete drejtësia e munguar shqiptare. Larg qoftë të dënohet ndonjë
gjyqtar i korruptuar, pasi kështu na garantohet ruajtja dhe lulëzimi i
korrupsionit, që i ka bërë gjykatësit me vila e makina luksoze si sheikët e
vendeve arabe!
Dhe
qeveria dhe Rama nuk bëjnë një hetim të pronave e pasurive të tyre, që ata të
dalin lakuriq si mbreti i përrallës. Pra, problemi janë njerëzit dhe jo
sistemi. Atëhere si do të bëhet reformimi i drejtësisë zoti kryeministër? Dhe
kush do t’I zbatojë ligjet, cka është dhe thëmbra e Akilit në drejtësinë shqiptare?
Ufot? Sepse ju keni thënë nuk mjafton ndëshkimi. Përkundrazi ndëshmi ndikon
mjaft në shëndoshjen e drejtësisë. Ne rastin shqiptar ai ndikon me shume se
reforma. Ndëshkimi nuk është shpikur kot. Ndëshkimi ka lindur si nevojë, kur
fjala nuk bën efekt, zoti Rama. Dhe kur të bëhen ndëshkimet e para (edhe nga
radhët e drejtësisë), do shihni shpejt se rezultatet në luftën kundër
korrupsionit nuk do të mungojnë. Prandaj është shteti dhe ligji. Prandaj ka
policë, prandaj ka prokurorë dhe gjykatës, që të nëshkohen ata që shkelin
ligjin.
Politika
nuk është psallme dhe demokraci nuk do të thotë mosndëshkueshmëri, kur dikush
shkel ligjet, kur vjedh apo vret. Dhe ndëshkimi është edukim. Prandaj reformat
pa ndëshkimin e atyre që shkelin apo nuk zbatojnë ligjin (cilët do qofshin ata,
me mandat politik apo me mandatin e “togave të zeza”) do të mbeten si psallme
kishe , të cilat do t’i këndojnë edhe ata që nuk bëjnë detyrën , edhë ata, që
shkelin ligjin, sic po bëjnë në fakt. Dhe ku ishim? Asgjëkundi. Xhirojmë në vend. Këndojmë këngën e pafund të
antikorrupsionit, të ndershëm e hajdutë, paqësorë dhë kriminelë në një kor të përbashkët të hipur mbi malin e
plehut të korrupsionit. Ironi apo jo?!
Botuar sot, date 23 janar 2014 ne gazeten "SOT"
Botuar sot, date 23 janar 2014 ne gazeten "SOT"
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου