POLITIZIMI I NJE
VDEKJEJE DHE DEFORMIMI MORAL
Petrit
Qejvani
Deformimi moral mund të shprehet në
shumë forma: të zilisë, ambicjes së pafre, të përbuzjes së tjetrit pse është
ndryshe, të urrejtjes për ata që janë më të sukseshëm e të famshëm se ti etj.
Por është e rrallë kur cmira, zilia apo egoja të bën të merresh edhe me një të
vdekur, ta përgojosh atë ende pa iu ftohur mirë kufoma. Bile ta urresha atë. Mirëpo
ja që ndodh edhe kështu këtu tek ne. Ndonëse një mendje ë shëndoshë nuk mund ta
bëjë këtë.
E kam fjlën për për reagimin F.
Lubonjës në një të përditshme lidhur me ceremoninë e përcjelljes për të ndjerën këngëtaren tonë të shquar Vace Zelën. Kaq i është
errësuar logjika atij njeriu sa nuk di të respektojë as kodin vdekjes. Ndoshta, në kuadër të “aksionit” të
tij personal të “demistifikimit’ kërkon
të “demistifikojë” edhe vdekjen! Ndërsa shumëkush shkroi me nderim dhe respekt
për këngëtaren e madhe,(sic në fakt e meritonte) ky njeri “gjeti rastin” të tregojë
se është një qenie kontraversale dhe bën “cudira”, të kundërtën e asaj që bën
gjindja normale, duke treguar një nihilizëm
të verbër dhe, vecanërisht, një shpirt të gjymtuar dhe një moral të sëmurë.Ai sulmon te vdekurin në
kundërshtim me sovranitetin e pacenueshëm, që i jep vdekja njeriut.
Duke e politizuar vdekjen e saj, (cka
nuk guxuan ta bëjnë edhe politikanët) ai tregoi se është kokë e këmbë i
politizuar, pavarësisht deklaratave të tij prej apolitiku. (Shih shkrimin e tij
dhe bindesh lehtë për këtë). Me sa duket, vec të tjerash, e ka nga kompleksi i
fajit (zoti Lubonja është një “zog i lirë” që vjen nga “foleja” e komunizmit shqiptar, nga Blloku
i famshëm) dhe nga indoktrinimi aq i madh
prej ideologjisë së dikaturës, cka e pranon dhe vet, kur thotë që edhe mua
shpesh me vijne në mënyrë të pandërgjegjshme nder mend melodi dhe vargje këngësh për diktaturën
dhe Enver Hoxhën!.(Vini re sa i paqëndrueshëm është!).
Shprehjen e adhurimit dhe respektit
për këngëtaren e madhe nga publiku i gjerë dhe intelektualët e tjerë ai , me
kurajën e një të marri e quan “debilizëm masiv”!?. Ja si shprehet ai në një
shkrim të gjatë krejtesisht politik : “Mos vallë unë jetoj në një botë tjetër
nga këta që shprehen kështu? Apo kemi të bëjmë me një epidemi konformizmi,
hipokrizie dhe debilizmi masiv?” Sigurisht zoti Lubonja, ti jeton në një botë
tjetër, në botën e fantazmave. Të ka mbetur ora te koha e Enverit. Andej prej nga ke origjinën
politike. Dhe, normalisht, ai që guxon të quajë "debilë" masa të mëdha njerëzish normalë, (duke iu
përgjigjur me etikën përgjegjëse), kuptohet që ka probleme të shëndetit medor. Kjo
papërgjegjshmëri e tij thuajse nuk bëri përshtypje te askush, me përjashtim të një të përditshmeje, që e quante këtë me
terma të butë si “provokim”(!), që Lubonja i bënte opinionit publik si dhe
intervistës prej qytetari të një itelektuali të fushës së letrave. Personalisht
mendoj se deklarata të një natyre të tillë “kërcitëse” ai bën shpesh, por më e
keqja është hapësira që i jep media mufkave të këtij inetektuali të
paekuilibruar dhe debateve gjasme në “rrafsh inetelektual”, që nxit nihilizmi
konstant i tij.
Unë mendoj se deklaratat e tij të
papërgjegjshme vijnë prej rraskapitjes psikologjike të pësuar në burgjet e ashpër
të dikaturës (për këtë ndjej keqardhje) dhe nga stërmundimi dhe “mbingarkesa
inetelektuale” e periudhës së demokracisë sonë sfilitëse dhe superaktivizimi
“vullnetar” mediatik. ( dhe për këtë sigurisht që s’më vjen fare keq). Ndërkaq
ai është një njeri delirant deri në ekstrem. Ai nuk gjen asgjë të mirë tek të
tjerët dhe as te Shqipëria. Ai gjithkund dhe gjithmonë është përballë të gjithëve.
Edhe përballë Shqipërisë! Kudo gjen vetëm të meta dhe asgjë të mirë. Vec
zmadhon të keqen. Është sinonim i nihilistit. I fiksuar në poziocionin “anti”
gjithckaje dhe gjithkujt, që s’ngjet me veten e vet, ai është vetthirrur e vetshpallur
“heroi i demistifikimit” te historisë sonë, i "demistifikimit" të heronjve tanë
deri te “demistifikimi” i Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit ( Skëndebeut)!..E
gjithë kjo në emër të shkrimit “realist” të historisë!?. Mision ky i pamundur
për shpatullat e ngushta të Lubonjës. Në aventurën e tij “demisifikuese” ai
shkon deri atje sa te “dekomunistizojë” edhe Gjykatën e Hagës , sic ishtë rasti
“Haradinaj” ku ai “kritikon” këtë gjykatë
pse liroi zotin Ramush Haradinaj, i cili, sipas “kompetentit për gjithcka"
Lubonja, duhej dënuar, sepse eshte fajtor dhe trembi dëshmitarët!.. Dhe këtë mendoj se nuk e bën
thjesht për “pozë”, për ekzibicionizëm, apo thjesht se është delirant.
Negativizimi i cdo gjëje shqiptare
duket më tepër një detyrë, që e ka zgjedhur ose pranuar me dëshirë. Ai, me sa
duket, zbaton dhe porosi.. dhe paguhet. Mania “anti” dhe pozita e tij “asnjëanëse” shafqet edhe
kur diskutohet për ceshtje themelore midis shqiptarëve dhe fqinjëve nacionalistë,
kur “heroi” i “dekomunistizimit" dhe
"demitizimit” të historisë sonë bëhet palë me
tezat antishqiptare, në emër të të qënit “qytetar i botës”, pra, në emër
të internacionalizmit, kësaj here kapitalist, ose globalizmit. Por ky qëndrim
nuk është aspak i ri .
Lubonja karakterizohet nga xhelozia
dhe nihilizmi ndaj njerzve të famshëm të fushës së artit, por edhe të fushave të
tjera, sic është ajo politike, ku objekt obsesiv i tij është Edi Rama. Por kjo është
një sëmundje e vjetër e tij. Vite më parë, në një emision te gazetarit Fevziu,
ku diskutohej për artin e realizmit socialist, ai anatemoi dhe mohoi disa
arritje të pamohueshme në fushën e artit dhe letërsisë, duke u “tallur”
cinikisht. Ai arriti deri atje sa tha se c’e bukur është kënga “Për ty, Atdhe” kur (vini re!) atë e pëlqente
dhe Diktatori! Pra ,sipas logjikës së Lubonjës, ajo këngë madhështore kushtuar
Shqipërisë, nuk mund të jëtë e bukur, derisa e pelqente E. Hoxha!?..Ky është një
absurd. Dhe vijoi më tej kur tha lidhur me filmin “Zonja nga qyteti” dhe lojën
e bukur të Violeta Manushit se c’rol i bukur është ai në një film të
socializmit! Kështu ai i bën lëmsh gjerat duke ngatërruar përmbajtjen dhe formën
dhe duke përzier kriteret e vlerësimit të politikës me kriteret e vlerësimit të artit. Sepse arti nuk është derivat i politikës. Dhe, për ta mbyllur
ilustrimin me shembuj domethënës, po përmend sulmet e tij qesharakë ndaj
Kadaresë dhe veprës së tij të krijuar në dikaturë. Ky njeri, vec urrejtjes për
dikaturën, ushqen një përbuzje dhe për artistët e shquar të asaj peridhe, duke
bërë gabimin e madh të njësimit të sistemit politik me artin dhe letërsinë e
soc-realizmit. Duket se “arsyeja” ë vetme është se ata i bëjnë hije emrit të
tij. Dhe, meqë nuk ka talentin dhe famën e tyre, kërkon kompesim te burgimi i
tij.
Por vuajtjet e burgut nuk janë
certifikatë, që shton automatikisht vlerat dhe talentin, kur ato mungojnë dhe
as të jep “të drejtën” të sulmosh njerëzit e famshëm, meqë nuk bënë burg në diktaturë! Kjo është
cinike. Lubonja duhet ta dijë (si njeri
që merret me letrat) se nuk ka një lidhje direkte midis artit dhe
sistemeve politikë. Se politika dhe arti, megjithë marrëdhëniet specifike, kanë
jetë autonome. Dhe se në diktatura janë realizuar kryevepra botërore, duke
filluar nga piramidat e Egjiptit te ndërtuar në kohën e faraonëve, te
kryeveprat e kohës së perandorëve romakë e të carëve rusë deri te diktaturat
moderne të shekullit xx. Por këtë sjell nihilizmi i shkaktuar nga helmimi
shpirtëror, që të con në deformimin moral dhe në prishjen e qënies njerëzore.
Kjo ndodh kur shpirti kthehet në djerrinë, i tharë nga egoizmi, cmira, deliri
dhe paranoja. Shkurt, përmberdhur e tëra me një frazë, Lubonja më shumë se me të
tjerët, e ka me veten e vet...Prandaj nuk ia vlen të mërresh gjatë me të.
Botuar date 20.02.2014 ne gazeten SOT
Botuar date 20.02.2014 ne gazeten SOT
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου