HUMBJA NUK ËSHTË FUNDI I
BOTËS, Z. BERISHA!
Nga
Petrit Qejvani
Më 23 qershor, sipas të gjitha
gjasave, shqiptarët me votë do ndahen nga ju, z.Berisha. E kuptoj që kjo është
e papranueshme dhe trishtueshme për ju z. Berisha. Po e keni vet në dorë ta kuptoni e konceptoni si dicka
normale..
Nuk është herët për ju të bëni një
bilanc të jetës suaj, sidomos asaj politike. Gjatë karrierës suaj relativisht
të gjatë dhe të lakmueshme politike ju keni bërë punë të mira dhe të këqia. Se
në ç’raport janë ato do ta thotë historia.
Ju udhëhoqët PD-në aksionin e madh
politik të rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, ndonëse më vonë se në çdo
vend tjetër ish-komunist. Dhe kjo është meritë juaja.
Ju erdhët në pushtet me besimin e
madh të shqiptarëve se do të ndërtonit demokracinë (kapitalizmin, që ju për
arsye taktike nuk e artikuluat kurrë), por dhe sot ne jemi larg së qëni një
vend demokratik i vërtetë, veç të tjerash, edhe për meritën tuaj, z.Berisha.
Më 1992 shqiptarët ju dhanë votën
dhe ish-komunistët në pushtet e pranuan verdiktin e sovranit (siç ju shpreheni
shpesh) dhe nuk e manipuluan vullnetin ë popullit duke vjedhur vota, megjithëse
ishin maxhorancë, z.Berisha.
Ju përgjakët zgjedhjet
e ’96-ës, duke dhunuar vullnetin e popullit (gjë që nuk ë bënë as komunistët
fanatikë të Partisë së Punës në zgjedhjet e 22 marsit 1992, kur ju dorëzuan
pushtetin), dhe kjo është gjithashtu një vepër juaja.
Ju shkaktuat trazirat e 1997, që
çuan në rënien e shtetit (dukuri kjo e panjohur në kohët moderne) dhe Shqipëria
u bë si më 1913, ku sundonte anarkia dhe u desh ndërhyrja e forcave të NATO-s
që të evitohej lufta civile dhe kjo është gjithashtu një meritë juaja.
Ju dërguat djemtë e veriut për të
shtypur vëllezërit e jugut më 1997, z.Berisha dhe kjo do të shënohet në histori
si një bëmë apo gjëmë juaja.
Ju bëtë grushtin e shtetit më 1998,
duke rrëzuar një qeveri legjitime dhe duke pushtuar institucionet e shtetit dhe
u desh ndërhyrja ndëkombëtare të normalizohej gjëndja. Edhe kjo është një vepër
juaja, Z.Berisha.
Ju bëtë Gërdecin e famshëm ku u
rrafshua një fshat i tërë në kohë paqeje dhe kjo është e pandarë nga ju si
kryeministër i vendit,z.Berisha.
Ju bëtë manipulimin e zgjedhjeve të
2009 dhe kjo sërish mban vulën tuaj.
Ju realizuat manipulimin spektakolar
me “procedurë” të zgjedhjeve për Tiranën me 2011 (edhe me bekimin e ndërkombëtarëve).
.
Nën qeverisjen tuaj u bë dhe Ruga e
Kombit dhe kjo do të shënohet si arritje juaja.
Ju bëtë dhe tunelin e Qafë-Krrabës,
që lidh Elbasanin me Tiranën dhe kjo do të shënohet si vepër e kohës së
qeverisjes suaj.
Dhe, më në fund, shpresoj shumë që
të mos tentoni të manipuloni zgjedhjet e 23 qershorit, z.Berisha, që të mos
kalojmë një verë “të zjarrtë” dhe problematike…
Unë besoj, sepse ju e keni
inteligjencëne nevojshme, përvojën dhe instinktin ë politikanit për të mos e
bërë një gjë të tillë, që të largoheni paqësisht nga pushteti, siç iku më 2005
Fatos Nano ( një nga punët e mira që ka bërë ai). Megjithëse sundimtarët nuk
kanë vend në Parajsë…
Unë besoj se do ta bëni këtë për të
mirën tuaj, të familjes suaj dhe në fund (ndonëse duhej të ishte e para) për
Shqipërinë.
E di që pasioni për pushtet është aq i fortë sa
pasioni për gartë, z.Berisha.
Po për çdo burrë vjen një kohë kur nuk bën as për gratë, as për
politikë, z.Berisha.
Mos e koncepto humbjen si fundin e botës. Nuk do
shuhet dielli, Toka sërish do rrotullohet dhe jeta do vijojë rrjedhën e saj.
Natyrisht, nuk është kaq e thjeshtë sa po e them unë, por do të mësohesh me
gjëndjen e re dhe gadualisht do përshtatesh duke menduar si një “ish”. Sepse të
gjithë, duke përfshirë dhe sundimtarët më të famshëm, vjen një ditë dhe bëhen “ish”-a.
Të qoftë e
lehtë humbja!
Amin!
shkruar me 20.06.2013 per gazeten Tema, e pabotuar
Publikuar ne
portalin Kosovapress date 8.08. 2013
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου